Ankand/ Shitje automjeti

Në kuadër të rinovimit të flotës së automjeteve, organizata World Vision Albania njofton se ka hapur procesin e ankandit për shitjen e një automjeti të përdorur që disponon. Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë propozimin e tyre sipas të dhënave në tabelën dhe dokumentet bashkëlidhur.

Afati për shprehjen e interesit është data 22 Prill 2024, në adresën e emailit: procurement_albania@wvi.org

Dokumente:

Shënime të rëndësishme:  

  1. World Vision rezervon të drejtën për të shitur artikujt ashtu siç e konsideron ai më të përshtatshme. 
  2. Kapaciteti i emailit tonë është 32MB, nëse dokumentet e dërguara janë më shumë se ky kapacitet, ju lutem përdorni metoda si zip, compress file, google link etj. 
  3. Çdo shprehje interesi që nuk dorëzohet në adresën e e-mailit  procurement_albania@wvi.org nuk do të pranohet. 
  4. Vlefshmëria e ofertës duhet te jetë 90 ditë.  
  5. Për verifikim fizik të automjetit, të interesuarit të kontaktojnë me email soela_qirjo@wvi.org  para datës 10 Prill 2024, për të organizuar më pas vizitat në terren.

Faleminderit!