Ambiente miqësore dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe adoleshentët

Bashkëpunimi me shkollat  për krijimin e ambienteve miqësore dhe gjithëpërfshirëse për fëmijët dhe adoleshentët zë një vend të rëndësishëm në punën e World Vision Albania.

Grupet IMPACT, Hapësirat Zhvillimore, Këndet e Qetësisë dhe terrenet e reja sportive kanë krijuar mundësi që të gjithë fëmijët dhe adoleshentët të përfshihen në aktivitete të larmishme, të domosdoshme për zhvillimin intelektual, social, emocional dhe fizik të tyre.
 

Ndiqni mesazhin e Xhevdetit , drejtues i një prej shkollave  në periferi të Durrësit, për të mësuar më tepër rreth rezultateve të këtij bashkëpunimi.

 Bashkë, për fëmijët!