ABC News – Shalqiri në Lushnje, fermerët ua hedhin prodhimin bagëtive

Prodhimi i shalqirit në fshatin Imsht të Lushnjes ka përfunduar si ushqim për bagëtitë. Fermerët thonë për ABC News se nuk kanë gjetur treg për shitjen e shalqirit pasi nuk ka kërkesa. Problemeve të mungesës së tregut dhe çmimit të ulët, i shtohet edhe ai i rrugës së fshatit. Aksi kryesor është i pakalueshëm për automjetet, shumica e të cilave nuk vijnë në zonë për të marrë prodhimet.

http://abcnews.al/shalqiri-ne-lushnje-fermeret-ua-hedhin-prodhimin-bagetive/