Kampet verore janë një traditë e bukur që World Vision Albania ka ndërtuar ndër vite; një hapësirë ku fëmijët argëtohen, mësojnë dhe krijojnë kujtime e miqësi që zgjasin përgjithmonë.
Këtë javë, 100 fëmijë nga Kamza dhe Tirana (Zona e Bathores dhe Bregut të Lumit) po përjetojnë një eksperiencë të jashtëzakonshme; plot lojëra dhe argëtim, ndërsa pishinat po i mbajnë të freskët. Për shumë prej tyre, kjo është hera e parë jashtë mjedisit të zakonshëm.
“Nuk kam qenë kurrë pjesë e një kampi. Jam shumë i lumtur,” – thotë njëri nga vogëlushët.
Kampi i mbështetur nga World Vision Albania dhe që organizohet në partneritet me Fondacionin Alo Mik kujdeset për mirëqenien e fëmijëve në çdo detaj, nga siguria, tek argëtimi dhe zhvillimi psiko-social. Kampi veror me fjetje zgjat 5 ditë dhe përfshin edhe vakte të shëndetshme për fëmijët.
Një vend i sigurt, pozitiv dhe mbështetës ku çdo fëmijë ndjehet i vlerësuar.
Së bashku ndërtojmë kujtime që frymëzojnë të ardhmen!








