World Vision Albania, Memorandum Bashkëpunimi me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët

Drejtoresha ekzekutive e World Vision Albania, Eljona Elmazi ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Ministrin e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi.

Nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit ka në fokus projektet për fëmijët dhe të rinjtë, si dhe përforcon angazhimin e përbashkët për fuqizimin dhe rritjen e mirëqenies së tyre.

Në praninë e të rinjve, drejtueset e dy institucioneve u angazhuan të vijojnë punën e nisur 2 vite më parë, si edhe të ndërmarrin nisma të reja, inovative dhe gjithëpërfshirëse.

Gjatë takimit, ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bashkëbisedoi me përfaqësuesit e grupeve Impact që World Vision trajnon në të gjithë Shqipërinë, ku u njoh edhe me fushatën më të fundit që ata po ndërmarrin për të gjetur zgjidhje me anë të teknologjisë për një prej problematikave që kanë identifikuar.

Fëmijët dhe të rinjtë janë në zemër të punës së World Vision Albania. Përmes programeve dhe projekteve tona, vetëm gjatë vitit 2022 kemi ndikuar pozitivisht në jetën e 49,738 fëmijëve dhe të rinjve në 17 bashki në Shqipëri dhe 1 në Mal të Zi.