World Vision Albania anëtarësohet në Shoqatën Evropiane të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara

Organizata World Vision Albania është anëtarësuar në Shoqatën Evropiane të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara (EASPD), e cila përfaqëson mbi 20,000 shërbime mbështetëse për personat me aftësi të kufizuara në të gjithë Evropën.

Ndarja e eksperiencave dhe shkëmbimi i praktikave më të mira me organizatat partnere evropiane do të ndihmojë në promovimin e mundësive të barabarta për fëmijët & të rinjtë me aftësi të kufizuara. Anëtarësimi në Shoqatën Evropiane të Ofruesve të Shërbimeve për Personat me Aftësi të Kufizuara vjen në kuadër të punës që World Vision Albania bën prej vitesh me fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara.

Përmes programit “Tungjatjeta Jetë”, World Vision Albania në bashkëpunim me bashkitë dhe përmes Fondit Social, ofroi për herë të parë përmes Njësisë Lëvizëse shërbim të specializuar në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara në zona të thella të vendit.

Aktualisht po zbatojmë edhe “Tungjatjeta Teen” në Tiranë, projekt që synon të aftësojë prindërit se si të punojnë me adoleshentët me aftësi të kufizuara nga mosha 𝟏𝟐-𝟏𝟖 vjeç, për t’i pajisur me aftësi funksionale për një jetesë të pavarur.