Problemi i trafikut të grave dhe vajzave vazhdon të kërkojë vëmendjen e shumë organizatave jo-qeveritare që veprojnë në Shqipëri. Një prej tyre është edhe Shoqata e Grave dhe Vajzave Shqiptare e cila ka ndihmuar për më shumë se një dekadë qindra vajza të trafikuara të riintegrohen në shoqëri. Në një diskutim në Uashington, themeluesja e kësaj organizate paraqiti për komunitetin e diasporës sfidat me të cilat përballen gratë e traumatizuara nga ky fenomen negativ që vazhdon të lerë gjurmë në jetët e shumë të rejave shqiptare.
https://www.zeriamerikes.com/a/women-traficking/4492565.html