Komunitetet lokale po ndërgjegjësohen për të mos miratuar ndërtimin e hidrocentraleve në lumejt që kalojnë nëpër territoret e tyre dhe që janë burim jetese për ta. Këshilli Bashkiak i Malësisë së Madhe nuk dha leje për shtrirjen e tubacioneve për ndërtimin e një hidrocentrali në zonën e Kelmendit megjithëse Këshilli Kombëtar i Territorit kishte miratuar ndërtimin e këtij hidrocentrali në hyrje të Alpeve shqiptare. Tashmë firma i ka shtrirë tubacionet në 70% të sipërfaqes. Kështu që kërkesa për marrjen e lejes nga Këshilli Bashkiak është formale e duhej refuzuar.