Postuar: 10/12/2020
28 foto, që flasin për 12 jetë. Të gjitha bardhë e zi, sepse është një udhëtim drejt dhembjes. Ata janë dëshmitarë të përballjes së indiferencës me solidaritetin, të dashurisë me dhembjen, të luftës mes të mundurës dhe të pamundurës. Secili prej këtyre fëmijëve, që jeton në zona të thella të Librazhdit, aty ku ka zënë vend, harresa, varfëria, mungesa e rrugëve dhe e shërbimeve, përballet çdo ditë me pamundësinë për të jetuar fëmijërinë. E gjithë familja vuan bashkë me ta, në heshtje, në vetmi! Ata presin, me shpresën se e nesërmja do të jetë më e mirë! Ndaj ne vendosëm tu themi Tungjatjeta! Ata vendosën që ju t’i njihni, dhe t’i jepni shpresë syve të tyre!
Studimi i parë kombëtar mbi prevalencën e aftësisë së kufizuar, tregoi se në Shqipëri jetojnë 70 mijë fëmijë me Aftësi të Kufizuar. Vetëm 8% e tyre marrin shërbimet bazë. World Vision fillon programin social “Tungjatjeta”. Një ekip lëvizës ekspertësh, ofron vizita dhe shërbime për fëmijët me Aftësi të Kufizuar, në zonat e thella të vendit, në banesat e tyre. Bashkohu edhe ti!
28 photos that tell about 12 human lives. All in black and white because it is a journey through pain. They are witnesses of facing indifference with solidarity, love with pain, battle between the possible and the impossible. Every one of these children, lives in the remote areas of Librazhd, a place of forgetfulness, where poverty, lack of roads and services make them face every day the inability to live their childhood. The whole family suffers with them, in silence, in solitude! They wait, with the hope that tomorrow their lives will be better! Therefore we decided to greet them with Tungjatjeta!* They decided that you know their stories, and give hope to their eyes!
The first national study on the prevalence of disability showed that there are 70,000 disabled children in Albania. Only 8% of them receive basic ser vices. World Vision has launched the social program “Tungjatjeta”, where a mobile team of experts, offers visits and ser vices for children with disabilities, in the most remote areas of the country, in their homes.