Tregtia si mundësi për t’ia nisur nga e para

271599217_1711462855695520_5734105231997624999_n

Çiftin e bashkëshortëve Lindita dhe Miltoz e gjeni çdo ditë në tregun e Kurbinit, duke shitur fruta – perime të stinës, ndërsa në sezone të caktuara në stendën e tyre tregtojnë edhe lule të freskëta. Me një mirësjellje të rrallë dhe gjithmonë të buzëqeshur, ata presin çdo ditë klientët e tyre në treg. Por jeta e Linditës dhe Miltozit nuk ka qënë gjithnjë aq e lehtë. 

Gjatë viteve të fundit, ata janë përballur me sfida dhe vështirësi të panumërta, të cilat kanë arritur t’i tejkalojnë vetëm duke i qëndruar përkrah njëri – tjetrit. 
Miltozi është me origjinë nga qyteti i Korçës, ndërsa Lindita nga Burreli. Pas martesës, ajo u zhvendos për të jetuar me familjen e bashkëshortit të saj në Korçë. Ata tregojnë se në vitet e para të martesës, kur sollën në jetë edhe djalin e tyre, ishin shumë të lumtur. Por ditët e bukura morën fund kur filluan mosmarrëveshjet për çështje pronësie me familjen e bashkëshortit. Kështu, të nxitur nga situata e vështirë dhe gjendja ekonomike me të cilën po përballeshin, në vitin 2016 Lindita dhe Miltozi vendosën të emigronin drejt Gjermanisë. Pas nëntë muajsh qëndrimi në Gjermani, morën përgjigje negative ndaj familja duhej të kthehej sa më shpejt në vendin e origjinës.  
 

Pas rikthimit në Shqipëri, ata udhëtuan drejt Korçës, për t’u vendosur në banesën ku kishin jetuar më parë. Aty u përballën me një situatë edhe më të vështirë nga sa e kishin lënë para emigrimit. Streha e tyre e dikurshme, ishte e mbyllur për ta. Pas disa proceseve gjyqësore shtëpia kishte kaluar në pronësi të vëllait të Miltozit. Në këto kushte ata e kishin të pamundur të siguronin një strehë tjetër për familjen e tyre. Të mbetur në mes të katër rrugëve dhe pa asnjë zgjidhje, vendosën të emigronin sërisht në Gjermani, ku qëndruan gjashtë muaj. Kjo periudhë për Linditën kaloi mes frikës për një tjetër refuzim të azilit nga njëra anë dhe problemeve shëndetësore në shtatëzaninë e saj të dytë nga ana tjetër.   “Shtatzaninë e vajzës e kisha shumë të vështirë,”- thotë Lindita, -“Stresi dhe gjithë vështirësitë e tjera që kisha kaluar, më shkaktuan shumë probleme shëndetësore. Mjekët më rekomanduan të rrija në regjim shtrati, pasi rrezikoja ta humbisja foshnjën. Por pasi na u refuzua qëndrimi për herë të dytë, policia na njoftoi se duhet të largoheshim nga Gjermania,”-shton ajo.  
 

Pas rikthimit për herë të dytë nga Gjermania, për shkak të shtatzanisë së vështirë që po kalonte, Lindita bashkë me djalin e vogël shkoi fillimisht tek prindërit e saj në Burrel derisa i shoqi Miltozi mori një shtëpi me qira në qytetin e Laçit dhe u zhvendosën atje në banesën e tyre të vogël ku u bashkua edhe nëna e tij, e cila gjithashtu kishte mbetur e pastrehë pas humbjes së pronësisë së shtëpisë. Miltozi përpiqej të punonte me ditë në ndërtim, por shpesh i ndodhte të mbetej i papunë edhe për javë të tëra. Lindita punonte edhe pse sapo kishte sjellë në jetë një vajzë, ajo hapte petë byreku gjatë gjithë natës, të cilat i thante dhe më pas i shiste nëpër markete gjatë ditës. “Punoja 16 orë pa pushim, sa edhe duart më bëheshin me plagë nga hapja e petëve. Në ditët më të mira merrja 10 mijë Lekë, sa për të blerë ushqim për fëmijët. Për pagesën e qirasë më ndihmonte familja ime, pasi ne vetë nuk ia dilnim dot,” – tregon ajo. 

Në një nga ditët kur Lindita ishte duke shpërndarë petët në treg dhe kishte marrë me vete djalin e saj gjashtë vjeçar, rastësisht bie në kontakt me koordinatoren e projektit RE-IN-VEST për Bashkinë Kurbin. “Djali më kërkoi diçka në gjuhën gjermane dhe koordinatorja e projektit e dëgjoi dhe u afrua për të më pyetur nëse kisha qënë për azil në Gjermani. Më pas ajo më tregoi për projektin, më ofroi ndihmë dhe këtu filloi kthesa e madhe në jetën time,” – shprehet Lindita. 
 

World Vision në kuadër të projektit RE-IN-VEST i cili po mbështet familjet e rikthyera në këtë bashki, i erdhi në ndihmë familjes së Linditës fillimisht me paketa ushqimore dhe higjienike dhe më pas duke i bërë pjesë të trajnimeve sesi mund të gjeneronin një ide biznesi e cila do ta ndihmonte familjen për rritjen e mirëqënies. Miltozi i kishte pëlqyer gjithmonë të merrej me tregti, por nuk kishte as përvojë dhe as kapital fillestar për ta ndërmarrë vetë një iniciativë të tillë. Kështu, në vitin 2019 pasi ndoqën me interes të gjitha trajnimet e projektit, ata vendosën të nisnin aktivitetin e tyre për tregtimin e fruta – perimeve ndërkohë që stafi i projektit i ofroi mbështetje financiare dhe e ndihmoi me procedurat për regjistrimin dhe formalizimin e aktivitetit.  

 

Detyrat mes tyre ishin të ndara. Lindita kryesisht qëndronte për të shitur në treg, ndërsa Miltozi kujdesej për të siguruar furnizimet e nevojshme drejtpërdrejt nga fermerët, duke zgjedhur produktet më cilësore që mund t’iu siguronin edhe fitimin më të lartë. Sapo familja e tyre filloi te hedhë hapat e para të biznesit iu desh të përballeshin me sfida të njëpasnjëshme dhe të paparashikuara. Fillimisht me tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit të vitit 2019 nga i cila qyteti i Laçit u godit rëndë dhe më pas nga pandemia globale Covid-19. Kufizimet e lëvizjes si pasojë e pandemisë, ua ndërprenë vrullin dhe entuziasmin e fillimit. Në qytetin e Laçit u shkatërruan qindra banesa dhe shumë banorë u detyruan të evakuohen dhe kjo gjë ndikoi në uljen e fuqisë blerëse. Pandemia i zvogëloi ndjeshëm orët e tyre të punës dhe të ardhurat që mund të siguronin, por sërish ata vendosën të mos dorëzohen. Kështu, duke parë këmbënguljen dhe ecurinë e tyre, morën një tjetër mbështetje nga projekti me produkte të gatshme për tregtim. 
 

Sot pothuajse dy vite pas nisjes së biznesit të tyre të vogël, duket se shumëçka ka ndryshuar për familjen e tyre. Ata kanë klientët e tyre të rregullt dhe pasi shlyejnë të gjitha taksat dhe detyrimet e tjera, në fund të muajit iu mbetet një shumë e caktuar parash me të cilat mbajnë familjen prej pesë anëtarësh dhe përpiqen të plotësojnë kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve, si dhe të sigurojnë ilacet e nevojshme për nënën e sëmurë të Miltozit. Fëmijët tashmë janë rritur, djali shkon në klasën e dytë dhe vajza në kopësht. 

Ata kanë shumë ëndërra dhe mbi të gjitha shumë vullnet për të ecur përpara. Miltozi dëshiron që në të ardhmen të marrin një dyqan me qira ku përveç fruta – perimeve të tregtojnë edhe produkte bulmeti, ndërsa Lindita na tregon se ëndërron që një ditë të blejnë shtëpinë e tyre. Ata janë shumë të lumtur me jetën e tyre të re, mirënjohës për të gjithë njerëzit që i mbështetën në periudhën e tyre më të vështirë dhe shpresëplotë se ditë më të mira do të vijnë për familjen e tyre.  
 

Projekti RE-IN-VEST financohet nga Qeveria Gjermane dhe implementohet nga GIZ Albania . Ky projekt synon të mbështesë familjet e rikthyera nga emigracioni në 10 bashki të Shqipërisë në procesin e rimëkëmbjes së tyre socio-ekonomike. 

World Vision në kuadër të projektit RE-IN-VEST i cili po mbështet familjet e rikthyera në këtë bashki, i erdhi në ndihmë familjes së Linditës fillimisht me paketa ushqimore dhe higjienike dhe më pas duke i bërë pjesë të trajnimeve sesi mund të gjeneronin një ide biznesi e cila do ta ndihmonte familjen për rritjen e mirëqënies. Miltozi i kishte pëlqyer gjithmonë të merrej me tregti, por nuk kishte as përvojë dhe as kapital fillestar për ta ndërmarrë vetë një iniciativë të tillë. Kështu, në vitin 2019 pasi ndoqën me interes të gjitha trajnimet e projektit, ata vendosën të nisnin aktivitetin e tyre për tregtimin e fruta – perimeve ndërkohë që stafi i projektit i ofroi mbështetje financiare dhe e ndihmoi me procedurat për regjistrimin dhe formalizimin e aktivitetit. Detyrat mes tyre ishin të ndara. 

Lindita kryesisht qëndronte për të shitur në treg, ndërsa Miltozi kujdesej për të siguruar furnizimet e nevojshme drejtpërdrejt nga fermerët, duke zgjedhur produktet më cilësore që mund t’iu siguronin edhe fitimin më të lartë. Sapo familja e tyre filloi te hedhë hapat e para të biznesit iu desh të përballeshin me sfida të njëpasnjëshme dhe të paparashikuara. Fillimisht me tërmetin shkatërrues të 26 nëntorit të vitit 2019 nga i cila qyteti i Laçit u godit rëndë dhe më pas nga pandemia globale Covid-19. Kufizimet e lëvizjes si pasojë e pandemisë, ua ndërprenë vrullin dhe entuziasmin e fillimit. Në qytetin e Laçit u shkatërruan qindra banesa dhe shumë banorë u detyruan të evakuohen dhe kjo gjë ndikoi në uljen e fuqisë blerëse. Pandemia i zvogëloi ndjeshëm orët e tyre të punës dhe të ardhurat që mund të siguronin, por sërish ata vendosën të mos dorëzohen. Kështu, duke parë këmbënguljen dhe ecurinë e tyre, morën një tjetër mbështetje nga projekti me produkte të gatshme për tregtim. 

Sot pothuajse dy vite pas nisjes së biznesit të tyre të vogël, duket se shumëçka ka ndryshuar për familjen e tyre. Ata kanë klientët e tyre të rregullt dhe pasi shlyejnë të gjitha taksat dhe detyrimet e tjera, në fund të muajit iu mbetet një shumë e caktuar parash me të cilat mbajnë familjen prej pesë anëtarësh dhe përpiqen të plotësojnë kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve, si dhe të sigurojnë ilacet e nevojshme për nënën e sëmurë të Miltozit. 

Fëmijët tashmë janë rritur, djali shkon në klasën e dytë dhe vajza në kopësht. Ata kanë shumë ëndërra dhe mbi të gjitha shumë vullnet për të ecur përpara. Miltozi dëshiron që në të ardhmen të marrin një dyqan me qira ku përveç fruta – perimeve të tregtojnë edhe produkte bulmeti, ndërsa Lindita na tregon se ëndërron që një ditë të blejnë shtëpinë e tyre. Ata janë shumë të lumtur me jetën e tyre të re, mirënjohës për të gjithë njerëzit që i mbështetën në periudhën e tyre më të vështirë dhe shpresëplotë se ditë më të mira do të vijnë për familjen e tyre. 

Projekti RE-IN-VEST financohet nga Qeveria Gjermane dhe implementohet nga GIZ Albania . Ky projekt synon të mbështesë familjet e rikthyera nga emigracioni në 10 bashki të Shqipërisë në procesin e rimëkëmbjes së tyre socio-ekonomike.