Trajnim për vlerat e Bashkimit Evropian me drejtuesit e grupeve IMPACT

1561630617076

A janë të rinjtë shqiptarë të informuar mjaftueshëm në lidhje vlerat e Bashkimit Evropian, instituconet e BE-së, sfidat e procesit te integrimit të Shqipërisë në BE?

World Vision në kuadër të projektit “Building the European future at home – youth engagement in the process” në bashkëpunim me organizatën ACIT ka organizuar gjatë muajit qershor 3 trajnime me 60 drejtues të grupeve IMPACT. 

Gjatë muajve në vijim këta drejtues do të ndajë këto njohuri me rreth 900 fëmijë dhe të rinj në bashkitë Bulqizë, Dibër, Durrës, Elbasan, Kurbin, Lezhë, Librazhd, Korçë, Shkodër, Tiranë dhe Vlorë, të cilët do të ftohen të debatojnë për vlerat e Bashkimit Evropian si dhe do të ndërmarrin nisma për të promovuar vlerat e qytetarisë Evropiane në komunitetet e tyre.

Ky projekt bashkë-finacohet nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit IPA II, i cili menaxhohet nga Ministria e Financave (CFCU) dhe zbatohet nga World Vision në partneritet me organizatat Changing the Future (CTH) dhe Albanian Center for Competitiveness and International Trade (ACIT).

#IntegrationStartsWithYouth