Thirrje për shprehje interesi_Rinovimi i flotës së automjeteve

Në kuadër të rinovimit të flotës së automjeteve dhe kalimit drejt një flote më miqësore ndaj mjedisit, World Vision Albania hap procesin e ankandit për shitjen e automjeteve të përdorura që disponon.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë email për shprehje interesi për automjetet sipas të dhënave në tabelën bashkëlidhur.

Afati për dorëzimin e shprehjeve të interesit është data 10 Korrik 2025.

Dorëzimi i shprehjeve të interesit të bëhet në adresën e emailit: procurement_albania@wvi.org

Të gjithë të interesuarit, do të ftohen në platformën COUPA, për të dorëzuar më pas ofertën e tyre përkatëse.

Rreth World Vision

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej 25 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ka ndikuar në jetën e 121 411 fëmijëve dhe të rinjve në 31 bashki.

Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, të rinjve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe aftësitë për jetën, si dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.