Thirrje e Hapur_BE për Kujdesin Social kërkon ekspert/grup ekspertësh

Në kuadër të zbatimit të programit “BE për Kujdesin Social” të financuar nga Bashkimi Evropian dhe të zbatuar nga Unicef Shqipëri dhe World Vision Albania, në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, hapim thirrjen drejtuar institucioneve, organizatave, ekspertëve/grupeve të ekspertëve.

Me anë të kësaj thirrjeje, World Vision Albania synon të identifikoje institucione, organizata, ekspertë/grupe ekspertësh, për të ofruar shërbimin: Zhvillimi dhe ofrimi i trajnimeve për ngritje kapacitetesh, sesione mentorimi dhe supervizimi psiko-emocional për ofruesit e shërbimeve me bazë komunitare dhe të specializuara në 14 bashki në Shqipëri.

Ky shërbim është i lidhur me programit “BE për Kujdesin Social” dhe synon të mbështesë dhe fuqizojë rrjetin e profesionistëve që ofrojnë shërbime sociale në 𝟏𝟒 bashki në Shqipëri. (Gjirokastër, Vorë, Cërrik, Librazhd, Kavajë, Kurbin, Kukës, Krujë, Pogradec, Korçë, Kamëz, Vlorë, Elbasan dhe Durrës).

Për detaje lexo TOR bashkëngjitur:

Të gjithë subjektet e interesuar duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:

  • Email për shprehje interesi
  • Cerfitikatë Regjistrimi/ NIPT (nëse disponojnë)

Subjektet e interesuara më pas do të ftohen në platformën tenderuese COUPA të World Vision, ku nëpërmjet linkut përkatës do të kenë akses për të dhënë ofertat e tyre sebashku me gjithë dokumentacionin që do të kërkohet për këtë rast.

Aplikimet duhet të dorëzohen:

  1. Vetëm në adresën e emailit: vangjel_kojku@wvi.org 
  2. Afati i dorëzimit të aplikimeve është data 11 Gusht 2025

Na ndiqni për më shumë informacione dhe rishpërndajeni këtë njoftim për të ndihmuar në gjetjen e partnerëve të përshtatshëm.

Faleminderit për mirëkuptimin tuaj.