Postuar: 29/10/2022
Organizata World Vision Albania, bazuar në aktivitetin e saj në ndihmë të komuniteteve e shkollave dhe më gjerë, shpall të hapur fazën për preselektim biznesesh të interesuar me aktivitet në fushën “Shërbim katering për zonën e Durrësit” :
Tender Preselektim Event # 390009 me objekt “Sherbim Katering në zonën e Durrësit.
Dokumentet për aplikim gjenden bashkangjitur.
Të gjitha kompanitë e interesuara duhet të paraqesin:
A-Dokumentat për preselektim:
1. Certifikatë Regjistrimi dhe Informata mbi Biznesin (QKB Historiku)
2. Informacion mbi strukturën e biznesit (plotësoni doc.1 bashkangjitur- formular regjistrim biznesi)
3. Plotësoni Kodin e Sjelljes së Furnizuesit, politikat (doc.2 bashkangjitur WV politikat e biznesit)
Afati për pranimin e dokumentave data 4 Nëntor 2022. Aplikimet pas këtij afati nuk do të merren në konsideratë.
Mënyra e aplikimit:
• në adresën e emailit procurement_albania@wvi.org (Të gjithë aplikimet e dërguara në emaile të tjera nuk do të merren në konsideratë)
Shënime të rëndësishme:
1. Bizneset që plotësojnë të gjithë dokumentacionin e kërkuar për preselektim do të vlerësohen nga komiteti i prokurimit dhe nëse përmbushin kriteret do të konsiderohen pjesë e listës së bizneseve me të cilët organizata mund të punojë gjithmonë.
2. Kapaciteti i emailit tonë është 32MB, nëse dokumentat e dërguara janë më shumë se ky kapacitet, ju lutem përdorni metoda si zip dokumentat, compress file, google link etj .
3. Cdo aplikim qe nuk dorëzohet në adresën e emailit procurement_albania@wvi.org, nuk do të pranohet.
4. Cdo aplikim që vjen pas afatit nuk do të konsiderohet.
5. Vetëm për pyetje kontaktoni në adresën e emailit: argen_cani@wvi.org ose numrin e telefonit: +355684047433.
8. Fillimi i publikimit për aplikim fillon 29 Tetor 2022 përfundon 4 Nëntor 2022.
9. Pas kualifikimit në fazën e preselektimit, procedohet më tej me kërkesën për ofertë financiare vetëm me bizneset e kualifikuar. Ftesa “kërkesë për ofertë financiare” do të dërgohet përmes sistemit të prokurimit “COUPA”.
Ju mirëpresim.
Suksese!
Documents:
doc1_formular_regjistrimi_biznesit_12
alb_politikat_per_biznesin_wv_0