Projekte në zbatim

Projekti: “Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar”

“Qendër Komunitare për Shërbime ndaj Aftësisë së Kufizuar” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Prrenjas.

Qëllimi kryesor i këtij projekti është që fëmijëve dhe të rinjve me aftësi të kufizuara në bashkinë Prrenjas t’iu ofrohen mundësitë për të arritur potencialin e tyre të plotë.  Projekti mbështet 180 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara dhe ofron shërbim:

  • Në shtëpitë e fëmijëve, përmes njësisë lëvizëse të specialistëve;
  • Në ambientet e Qendrës Komunitare përmes njësisë së dytë të specialistëve;
  • Si dhe në shkolla, përmes profesionistëve të gjithëpërfshirjes (mësues ndihmës, punonjës socialë, psikologë), të cilët edhe janë trajnuar.

Aktivizmi rinor dhe vullnetarizmi është një tjetër shtyllë e këtij projekti. Të rinjtë do të trajnohen për t’u bërë qytetarë aktivë dhe do të mbështeten për të ndërmarrë aktivitetet e tyre në mbështetje të aftësisë së kufizuar dhe përfshirjes sociale.

Si bazë ligjore për zbatimin e projektit do të shërbejnë udhëzimet e miratuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale që nga data 2 qershor 2022 për Shërbimet e Integruara Mobile në shtëpi për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre.

Artikuj

Në Kurbin, prej 3 muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me …

Të rinjtë kanë nevojë të mbështeten për të zhvilluar aftësi të buta dhe të …

Me sloganin “Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” …

Në Librazhd ka nisur puna për vënien në funksion të Qendrës Multifunksionale “Kia Green …

Pas zbatimit me sukses në zonën e Dibrës të projektit 1 vjeçar “Përmirësimi i …