Shërbime të specializuara për Sofielën, largësia nuk është më një problem

332207270_1261138007827603_1006336158730481335_n

English below

Sofiela nga Prrenjasi ka një lidhje të fortë me Mimozën, psikologën që çdo javë udhëton drejt shtëpisë së vogëlushes për t’i ofruar asaj terapi zhvillimi.

10- vjeçarja me aftësi të kufizuara merr çdo javë shërbim të specializuar në shtëpi dhe është një prej fëmijëve përfitues të projektit “Qendër Komunitare për shërbime ndaj aftësisë së kufizuar”.

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga World Vision Albania dhe Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare do t’ju vijë në ndihmë 180 fëmijëve/të rinjve me aftësi të kufizuara.

Së shpejti, Sofiela do të ketë mundësi të marrë shërbime të specializuara edhe në ambientet e Qendrës Komunitare në qytetin e Prrenjasit, e cila do të vihet në funksion brenda pak ditësh.

Sofiela është shumë e dashur. Ajo ka qenë edhe pjesë e shërbimit lëvizës prej 3 vitesh dhe ka bërë shumë progres. Ajo arrin të formojë pazëll të thjesht, ngjyros brenda kontureve sipas modelit të dhënë, inicion një lojë, njeh dhe identifikon kafshët e fermës,” – shprehet psikologe Mimoza.

Çdo fëmijë me aftësi të kufizuara ka të drejtë të ketë akses në shërbime cilësore, të cilat i ndihmojnë ata të zhvillohen, të arsimohen dhe të jetojnë jetën në plotësi.

***

Sofiela from Prrenjas has a strong connection to Mimoza, the therapist who every week travels towards the house of the little girl to provide her with development therapy.

The 10-year-old with disabilities receives specialized services at home every week and is one of the children who benefit from the “Service community center for disability” project.

The project is funded by European Union in Albania and is implemented World Vision Albania and the Prrenjas municipality and will assist 180 children/youth with disabilities.

Soon, Sofiela will have the opportunity to receive specialized services in the premises of the community center in the city of Prrenjas, which will be functional in a few days.

“Sofiela is lovely. She has been part of the mobility service for over 3 years and has made a lot of progress. She can do a simple puzzle, draw within the lines according to the pattern, initiate a game, recognize and identify farm animals,” – states her therapist, Mimoza.

Every child with disabilities has the right to access quality services, which help them develop, get an education and live their lives fully.