Si ndikon pabarazia gjinore dhe dhuna me bazë gjinore në mirëqenien e fëmijëve dhe të rinjve? Çfarë duhet bërë për fuqizimin e vajzave dhe grave, si dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore dhe dhunës në familje?
Nga fuqizimi i organizateve të shoqërisë civile dhe insitucioneve, fushatat ndërgjegjësuese dhe trajnimet me burrat dhe grate, drejtori ekzekutiv i World Vision Albania, Eljona Elmazi rrëfen në këtë podcast punën që po bëhet në 7 bashkitë e Qarkut të Elbasanit në kuadër të projektit RISE HER, të financuar nga Bashkimi Evropian.
Prej sot, nisim një sëri prej 10 podcastesh dedikuar plotësisht adresimit të pabarazive gjinore dhe fuqizimit të vajzave dhe grave.
Ky podcast është realizuar me mbështetjen e Bashkimit Evropian në kuadër të projektit “Fuqizojmë Gratë dhe Vajzat për një Jetësë të Pavarur”. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e World Vision Albania dhe Forumit të Gruas Elbasan, dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së.