RinCamp23, 100 të rinj informohen rreth mundësive për ndërlidhjen me tregun e punës

100 të rinj nga bashki të ndryshme të vendit, përfshirë edhe të rinj nga grupet IMPACT, janë bërë pjesë e RinCamp2023, organizuar nga Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, Agjencia Kombëtare e Rinisë, World Vision Albania dhe Unicef Albania.

Gjatë kampit katërditor të rinjtë kanë fituar aftësi dhe kompetenca që i drejtojnë ata drejt suksesit dhe zhvillimit personal, ndërsa të ftuar special, profesionistë nga sektorë të ndryshëm, i kanë informuar dhe trajnuar për:

  • Ndërlidhjen me tregun e punës;
  • Digjitalizimin e vendit të punës dhe arsimit;
  • Kërkimin shkencor në arsimin e lartë;
  • Strukturat studentore;
  • Zhvillimin e aftësive të udhëheqësisë, aftësive ndërpersonale dhe aftësive të buta.

World Vision Albania qendron krah institucioneve dhe organizatave që punojnë me të rinjtë dhe beson në angazhimin rinor, në pjesëmarrjen aktive dhe partneritetin me të rinjtë. Ne kemi një program të konsoliduar, i cili i dedikohet të rinjve: fuqizimit të tyre, përfshirjes së tyre në sferën publike si edhe dhënien e mbështetjes sonë në mënyrë që të rinjtë të kenë mirëqenie.

Përmes modelit IMPACT, World Vision Albania punon në mënyrë të vazhdueshme me 1496  të rinj në 18 bashki të vendit, duke i ndihmuar të ndërtojnë aftësi, kompetenca dhe të fuqizohen për përfshirje aktive në jetën sociale dhe ekonomike në komunitetet ku jetojnë. Vetëm gjatë 4 viteve të fundit, kemi mbështetur 542 nisma komunitare të ndërmarra nga vetë të rinjtë.