Projekte në zbatim

 Projekti “Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri  REINVEST”

“Riintegrimi i të kthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri  REINVEST” është një projekt disa vjecar i financuar nga Qeveria Gjermane dhe i zbatuar nga World Vision Albania.

Projekti RE-IN-VEST ka kontribuar që të kthyerit nga emigracioni të kenë akses në shërbime cilësore të mbrojtjes sociale, duke u ofruar atyre mundësi për të gjeneruar të ardhura. Kjo ka rezultuar në fuqizimin e tyre socio-ekonomik.

Zbatimi i masave të projektit, ka kontribuar në tre momente historike, sipas projekt propozimit të rënë dakord me BMZ/GIZ:

1: Palët e interesuara në nivel lokal janë të angazhuar në integrimin socio-ekonomik të të kthyerve.

2: Të kthyerit nga emigracioni kanë akses në mbështetje të specializuar psiko-sociale.

3: Të kthyerit kanë akses në punësim, ose mundësi vetëpunësimi.

Projekti i financuar nga qeveria gjermane dhe implementuar nga GIZ, zbatohet nga World Vision Albania dhe Diakonia Agapes në 10 bashki të Shqipërisë

Artikuj

Çdo ditë në Prrenjas, mesatarisht 9 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara …

Nëpërmjet programit “Fuqizojmë Komunitetin” (ICR), të financuar nga USAID Albania dhe zbatuar nga UNDP …

Në Tiranë janë hapur me dhjetëra zyra postare private. Në njërën prej tyre punon …

Pas rikthmit nga Gjermania, Fatma kuptoi që puna është jo vetëm një mjet për …

1871 persona do të jenë përfitues direkt të projektit “Kia Green Light Project” që …

Fermerët e Librazhdit kanë tashmë një ambient i cili do të shërbejë për grumbullimin, …