Në Durrës, Qendra Rinore Multifunksionale është kthyer në një simbol të zhvillimit dhe bashkëpunimit rinor. E menaxhuar nga World Vision Albania, kjo hapësirë është më shumë se një vend takimi, është një laborator për rritjen personale dhe profesionale të të rinjve. Një hapësirë ku zëri i të rinjve dëgjohet, idetë marrin formë dhe ëndrrat fillojnë të ndërtohen.
Aty të rinjtë po:
- 🤝 Socializohen dhe krijojnë miqësi të reja
- 🎓 Marrin pjesë në trajnime dhe sesione informuese
- 🗣️ Bashkëbisedojnë me të ftuar mbi tema që i prekin drejtpërdrejt
- 💼 Orientohen në karrierë dhe eksplorojnë mundësi të reja
- 💬 Diskutojnë mbi mirëqenien emocionale, vetëbesimin dhe motivimin
- 🎭 Angazhohen në aktivitete edukative, sociale dhe kulturore
Je i ri dhe kërkon një vend ku mund të rritesh, të mësosh dhe të kontribuosh? Qendra Rinore Multifunksionale Durrës të pret!
Kjo qendër është financuar nga Agjencia Kombëtare e Rinisë dhe Bashkia Durrës, dhe menaxhohet nga World Vision Albania në partneritet me bashkinë.





