Qendra e Fuqizimit të Komunitetit Kurbin, mbështetje grupeve në nevojë

Nëpërmjet programit “Fuqizojmë Komunitetin” (ICR), të financuar nga USAID Albania dhe zbatuar nga UNDP Albania në partneritet me World Vision Albania, ka nisur puna për ngritjen e Qendrës për Fuqizimin e Komunitetit në Kurbin. Kjo qendër do të mbështesë grupet në nevojë të prekura nga përjashtimi social, diskriminimi, konflikti apo abuzimi.

Ndërkohë, në kuadër të këtij projekti, 54 të rinj që vijnë nga grupe të ndryshme në nevojë, janë bërë pjesë e një kampi veror.

Ky kamp veror përfshin aktivitete sociale, kulturore e sportive me qëllim nxitjen dhe promovimin e kohezionit social. Aktivitetet bazohen në parimet e gjithëpërfshirjes, mosdiskriminimit, barazisë dhe respektimit të të drejtave themelore të njeriut.

Gjatë kampit janë organizuar edhe sesione informimi, ndërgjegjësimi, ndërsa të rinjtë kanë forcuar njohuritë që lidhen me angazhimin komunitar, pranimin e tjetrit, barazisë dhe promovimit të të drejtave tek pjesëmarrësit.