Projekte në zbatim

Projekti: Të rinjtë për të drejtat e njeriut në Shqipëri

“Të rinjtë për të drejtat e njeriut në Shqipëri” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga World Vision Albania (WVA) në partneritet me Rrjetin Rinor të Evropës Juglindore (SEEYN).

Objektivi i përgjithshëm

Objektivi i përgjithshëm i projektit është një rini nxitëse aktive në veprimtaritë e shoqërisë civile në promovimin e të drejtave të njeriut, vlerave demokratike dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.

Projekti mbështetej në dy objektiva specifike:

1) Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut Ndërmarrin Veprime ku të rinjtë janë nismtarë.

 Organizatat që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut zhvillojnë projekte të ndërmarra nga të rinjtë dhe me ndikim në Shqipëri, duke u fokusuar në zonat periferike dhe më të thella të vendit.

2)Rritja e Kapaciteteve dhe Rrjetëzimi i Organizatave për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Organizatat që punojnë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut do të rrisin kapacitetet e tyre për të vënë në zbatim projekte dhe shërbime efektive tek grupet në nevojë, lidhur me mbrojtjen e të drejtave të njeriut në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Ky projekt kontribuoi për të trajtuar çështje të të drejtave të njeriut dhe krijoi shembuj të fuqishëm të mbrojtjes së të drejtave të njeriut, duke përforcuar në këtë mënyrë kulturën e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Teoria e ndryshimit e këtij projekti bazohej në skemën e nën-grantimit, si mjeti kryesor për të arritur një grup më të gjerë aktorësh dhe për të fuqizuar të rinjtë për t’u bërë mbrojtës aktiv të të drejtave të njeriut, duke kontribuar kështu në vënien në zbatim të këtyre të drejtave në komunitetet ku jetojnë.

Artikuj

Në Kurbin, prej 3 muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me …

Të rinjtë kanë nevojë të mbështeten për të zhvilluar aftësi të buta dhe të …

Me sloganin “Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” …

Në Librazhd ka nisur puna për vënien në funksion të Qendrës Multifunksionale “Kia Green …

Pas zbatimit me sukses në zonën e Dibrës të projektit 1 vjeçar “Përmirësimi i …