Projekte në zbatim

Projekti:  “Të rinjtë e Lezhës si Ambasadorë kyç që promovojnë qëndrueshëri dhe mirëqenie mendore”

“Të rinjtë e Lezhës si Ambasadorë kyç që promovojnë qëndrueshëri dhe mirëqenie mendore” është një projekt i financuar nga Ambasada Britanike në Tiranë dhe zbatuar nga World Vision Albania (WVA).

Gjatë punës 15 vjeçare në Lezhë, World Vision Albania  ka identifikuar varfërinë, papunësinë, mungesën e pjesëmarrjes si shkaqe të migrimit dhe kriminalitetit tek të rinjtë. Për më tepër, pandemia Covid-19 pati dhe vazhdon të ketë një ndikim të madh në shëndetin dhe mirëqenien e shumë grupeve vulnerabël.

Vlerësimi i ndikimit ndaj COVID-19 i kryer nga World Vision Albania me 1200 familje në 15 komuna gjatë majit 2020, evidenton tre sfida kryesore me të cilat po përballen fëmijët dhe familjet e tyre:

1) Papunësia dhe mungesa e burimeve për të siguruar nevojat bazë për fëmijët e tyre ;

2) Ndërprerja e sistemit arsimor dhe mungesa e mbështetjes së vazhdueshme për objektivat specifike të zhvillimit dhe mësimit të fëmijës;

3) Ankthi dhe stresi.

Qëllimi i projektit

 Qëllimi i projektit është të rrisë tek fëmijët, të rinjtë dhe familjet në bashkinë Lezhë aftësitë elastike për t’u përgjigjur ndaj emergjencave natyrore, pandemike, si dhe përballimin më të mirë të pasojave të emergjencave.

Arritjet e projektit:

  • 459 të rinj (249 femra dhe 215 meshkuj) nga 15 shkolla në Qarkun e Lezhës kanë organizuar takime me bashkëmoshatarët e tyre, ku nëpërmjet aktiviteteve praktike, lojrave dhe ushtrime psiko-sociale kane promovuar rëndësinë e mirëqënies mendore dhe shëndetin mendor;
  • 12 staf nga shërbimi psiko-social në shkolla kanë pasuruar aftësitë dhe burimet me materiale dhe orientimet që iu ofruan në kuadër të këtj projekti në lidhje me punën e tyre dhe shëndetin mendor te të rinjtë;
  • 100 familje në nevojë, të përzgjedhura së  bashku me Shërbimin Social në  Bashki, (familje të cilat kanë fëmijë me aftësi të kufizuara, minoritete apo familje me kryefamiljare femer etj), përfituan paketa ushqimore;
  • 13 persona kanë përfituar asistencë psikologjike.

Një ndër arrijet kryesore të projektit me mbështetur nga British Embassy Tirana zbatuar në Bashkia Lezhe nga #WorldVisionAlbania ka qenë dhe angazhimi i personelit psiko-social në zbatimin e projektit për të siguruar mbështetje të specializuar psiko-sociale.

Artikuj

In a groundbreaking initiative, World Vision Albania, with support from the Prespa Ohrid Nature …

Çfarë do të thotë kujdes social për ju? Fuqizim. Gjithëpërfshirje. Mbrojtje. Barazi. Këto janë …

Krahas mbështetjes së të rinjve për ndërmarrjen e nismave për ruajtjen e biodiversitetit, World …

Në Kurbin, prej 3 muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me …

Të rinjtë kanë nevojë të mbështeten për të zhvilluar aftësi të buta dhe të …