Projekte në zbatim

Projekti “Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri”

Projekti “Përgjigje gjithëpërfshirëse ndaj Covid-19 për fëmijët me aftësi të kufizuara dhe familjet e tyre në Shqipëri” financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga World Vision Albania.

Ai është hartuar si një ndërhyrje disaplanëshe për të mbështetur 700 fëmijë (3-18 vjeç) dhe 700 familjet e tyre në 14 bashki të vendit: Shkodër, Dibër, Bulqizë, Kurbin, Lezhë, Kamëz, Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Librazhd, Përrenjas, Korçë and Maliq (50 familje për bashki.)

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ështëmbështetja për përfshirjen sociale të fëmijëve me aftësi të kufizuara në kontekstin e situatës emergjente të shkaktuar nga Covid-19, duke ndërtuar reziliencën në aspekte sociale dhe ekonomike të familjeve të tyre.

Përmbledhje

Gjatë muajit maj 2020, World Vision Albania (WVA) kreu vlerësimin e ndikimit të Covid-19 për të kuptuar më mirë sfidat kryesore dhe zgjidhjet që popullatat e prekura i konsideronin si më të përshtatshme. Ky vlerësim pati një qasje eksploruese dhe grumbulluese të informacionit në lidhje me aspektet sociale dhe ekonomike që lidhen me familjet gjatë pandemisë COVID-19.

Pjesë e këtij vlerësimi ishin 1199 familje, nga 15 bashki të Shqipërisë. Njëqind e gjashtëdhjetë e katër familje (13.7%) kishin në familje një person me aftësi të kufizuar, ndër të cilat 113 familje raportuan se kishin të paktën një të rritur me aftësi të kufizuara, ndërsa 67 kishin të paktën një fëmijë me aftësi të kufizuara.

Për këtë arsye, WVA propozoi një ndërhyrje që i përgjigjet nevojave specifike të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe familjeve të tyre. Për shkak të nevojave urgjente të familjeve vulnerabël të prekura nga pandemia dhe periudhës së shkurtër të zbatimit të veprimit, WVA iu ofroi mbështetje financiare, konkretisht gjashtë OShC-ve, përmes dhënies së drejtpërdrejtë të granteve.

Gjashtë OSHC-të punojnë për disa vite në ofrimin e shërbimeve dhe advokimin në nivel lokal në kombëtar për aftësinë e kufizuar dhe përfshirjen. Këto OSHC sollën një ndërhyrje më të detajuar duke adresuar çështjet e shëndetit mendor të adoleshentëve në shkolla dhe komunitete.

World Vision Albania ofroi mbështetje financiare për; Ndihmoni Jetën/ Help the Life; Down Syndrome Albania (DSA); Fondacioni Together Albania (FTA); Fondacioni Shqiptar për të Drejtat e Aftësisë së Kufizuar (FSHDPAK); Mbrojtja e të Drejtave të Personave me Aftësi të Kufizuara (MEDPAK ) dhe Shoqata Kombëtare Shqiptare e të Shurdhërve (ANAD) në lokacionet e synuara —në 14 bashki (zona rurale dhe urbane) në Shkodër, Dibër, Bulqizë, Kurbin, Lezhë, Kamëz, Tiranë, Durrës, Berat, Elbasan, Librazhd. Përrenjas, Korçë dhe Maliq.

Artikuj

Në Kurbin, prej 3 muajsh ka nisur një rrugëtim transformues për komunitetet lokale, me …

Të rinjtë kanë nevojë të mbështeten për të zhvilluar aftësi të buta dhe të …

Me sloganin “Investo për të parandaluar dhunën ndaj grave dhe vajzave”, Qendra “Fuqizojmë Komunitetin” …

Në Librazhd ka nisur puna për vënien në funksion të Qendrës Multifunksionale “Kia Green …

Pas zbatimit me sukses në zonën e Dibrës të projektit 1 vjeçar “Përmirësimi i …