Njoftim Publik: Thirrje për Shprehje Interesi për pjesëmarrje në Tender për “Blerje të bagëtive”

World Vision Albania shpall të hapur thirrjen për Shprehje Interesi për pjesëmarrje në Tenderin për “Blerje të bagëtive”. Ky tender synon të identifikojë furnitorë të kualifikuar që mund të ofrojnë bagëti të cilësisë së lartë për të përmbushur kërkesat tona specifike.

Detajet e Shprehjes së Interesit:

Subjekti: Shprehje Interesi për pjesëmarrje në Prokurim  Blegtorie

Qëllimi:

A. Furnizimi me Ftuja 2 – 3 muajshe barrëse, të racës Saanen ose Alpine.

Pesha e gjallë: minimumi 45-55 kg

Raca: Saanen/Alpine

Prejardhja: 100 %+ Gjak i pastër

Sasia: 250 copë

B. Furnizimi me Mështjerra 4 – 7 muaj barrëse, të racës Holstein ( Laramane e zezë).

Pesha e gjallë: minimumi 450-600 kg

Raca: Holstein (Laramane e zezë).

Prejardhja: 95%+ Gjak i pastër

Sasia: 100 copë

Jemi të hapur për Shprehje Interesi për pjesëmarrje ndaj të gjithë furnitorëve të interesuar, pavarësisht nga sasia që ata janë në gjendje të ofrojnë.

Vendi i Dorëzimit: Durrës, Shqipëri

Afati kohor i dorëzimit: korrik/gusht 2024

Informacion mbi Shprehjen e Interesit:

Nga palët e interesuara kërkohet të paraqesin Shprehjen e tyre të Interesit për pjesëmarrje në Tender, duke dërguar informacionin për sa vijon:

• Emrin e Kompanisë

• Personin e kontaktit

• Adresën e postës elektronike dhe numrin e telefonit

Mënyra e Shfaqjes së Interesit

Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen në mënyrë elektronike vetëm me email në adresën: soela_qirjo@wvi.org.

Afati i Shprehjes për Interes:

Të gjitha Shprehjet e Interesit duhet të dërgohen deri më dt.13 qershor, 2024 (brenda orarit zyrtar të punës). Dërgimi i mëvonshëm nuk do të merret parasysh.

Hapat e ardhshëm:

Pas marrjes së Shprehjeve të Interesit, palët e interesuara do të ftohen të marrin pjesë në procesin formal të Tenderit.

Ftesat për pjesëmarrje në Tender do ju dërgohen në mënyrë elektronike përmes sistemit të World Vision Albania, ku do të ftoheni të paraqisni ofertat tuaja financiare dhe teknike, të cilat do të përfshijnë:

• Kopje e NIPT/Licencës së Kompanisë suaj dhe dëshmi mbi përvojën tuaj në furnizim blegtorie.

• Pajtueshmëri me të gjitha rregulloret përkatëse vendore dhe ndërkombëtare që kanë të bëjnë me tregtinë e blegtorisë.

• Aftësia për të ofruar Certifikatë Veterinare, Certifikatë të Origjinës, dëshmi të barrsmërisë dhe të dhëna shëndetësore për të gjithë bagëtinë.

• Stabilitet financiar për të siguruar përmbushjen e detyrimeve të kontratës.

• Ofrim garancie të paktën 1 muaj nga data e dorëzimit dhe mundësia për të transferuar këtë garanci tek përfituesit/palët e treta.

Dorëzimi i ofertave financiare në forma të tjera nuk do të merret në konsideratë.

Shpresojmë në marrjen e Shprehjes së Interesit nga ana juaj  dhe ju falenderojmë për vëmendjen tuaj ndaj këtij njoftimi.

Rreth World Vision Albania

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej 25 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ndikon në jetën e rreth 35 mijë fëmijëve në 18 bashki.

Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.