Nga Soela Zani – Kuratore e ekspozitës “Fotografët e familjes”

foto_soela_0_0

Nga Soela Zani

Kuratore e ekspozitës së World Vision Albania “Fotografët e familjes”

Surprizë befasuese do i quaja imazhet me të cilat u prezantova për këtë ekspozitë.

Sigurisht, jo aq për mjeshtërinë teknike, sesa për emocionet dhe mesazhet që ato përcjellin në publik. Janë kaq të vërteta, kaq të sinqerta saqë natyrshëm bëhesh pjesë e tyre. Zakonisht, në një situatë normale, një kurator ekspozite ka një ide të caktuar, të iniciuar prej tij, për të përcjellë një mesazh. Këtë ide ua transmeton artistëve e pasi artistët realizojnë krijimet, fillon puna kuratoriale mbi veprat e tyre. Në rastin tim ishte krejt e kundërta. Familjarët kishin përjetësuar momentet më të veçanta që kishin kaluar në familje gjatë qëndrimit të detyruar në shtëpi.

Këto fotografi nuk janë realizuar prej profesionistësh, dhe as me mjete të sofistikuara digjitale, por pesha emocionale që përcjell çdo njëra prej tyre u shndërruan në burim frymëzimi për mua jo vetëm si kuratore, por edhe si pjesë e shoqërisë, si individ që kam jetuar dhe përjetuar personalisht çdo ndikim që ka sjellë pandemia COVID-19.

Nga ana tjetër, ato qindra fotografi mes të cilave duhet të përzgjidhja, ishin si një udhërrëfyes që bashkë me grupin e punës, të risillnim artistikisht momentet me të rëndësishme që kanë ndikuar në mirëqënien e fëmijëve dhe kanë forcuar familjen.

Mund ta them me plot gojën që këto fotografi ishin një zbulim i bukur!

Për artistin, në momente krijimi është e domosdoshme dhe thelbësore tërheqja dhe mbyllja në vetmi. Është moment i kërkuar gjithmonë prej tij pasi krijon përqëndrim të plotë dhe për pasojë jep rezultat gjithmonë dhe përcakton suksesin e veprave të tij.

Izolimi për të shmangur rrezikun e infektimit dhe përhapjes së COVID-19 ishte krejt ndryshe. Përcillte shumë ankth brenda tij, dhe pasiguri për të nesërmen.

Duke u kthyer tek fotografitë e famijeve, shohim fëmijë aktivë, fëmijë që vrapojnë, prindër që bëhen pjesë e lojës së tyre dhe të lind ndjesia se në ato momente ata janë me shpirt e zemër krah njëri-tjetrit, larg halleve, larg koronavirusit të ri e duke shijuar dashurinë e familjes. Ajo e cila na bën të ndihemi të sigurtë, të mbrojtur, të lumtur.

Në këto tregime fotogafike, shohim familje të bashkuara, të thjeshta, ashtu siç ata janë, të vërtetë. Nuk kanë nevojë për filtra dhe as për zbukurime. Janë familje në aksion, herë duke festuar një ditëlindje, herë duke bërë punët e pranverës, mbjellje fidanësh, kujdesje për bagëtitë & lulet, dhe sigurisht duke respektuar rregullat e autoriteteve shëndetesore dhe duke u bërë pjesë e aktiviteteve online, lojërave dhe mbështetjes së World Vision Albania gjatë pandemisë COVID-19.

Si u krijuan këto imazhe?

Krahas mbështetjes psiko-sociale dhe ndihmës me paketa ushqimore, higjenike, inpute bujqësore, World Vision ndërmori një nismë fantastike, të quajtur “Stay at Home FAMILY CHALLENGE – “Sfida e familjes – qëndro në shtëpi”.

Përmes një larmishmërie materialesh dhe bisedash të përditshme stafi inkurajoi familjet që kohën e izolimit ta shihnin si një mundësi për të “rifituar kohën e humbur” me fëmijët dhe anëtarët e tjerë të familjes nga vrulli i përditshmërisë.

Dhe kjo ishte një mënyrë shumë e mirë për të ‘fituar kohën e humbur’.

Megjithë vështirësitë, sfidat dhe dilemat për vendin e punës, për të siguruar të ardhurat dhe nevojat për ushqim, sete higjenike, kushte që fëmijët të mësonin nga shtëpia, ata ja kanë dalë që të angazhoheshin së bashku dhe në ato momente stresi. Ankthi mbizotërohet nga fuqia e buzëqeshjes dhe kujdesi për fëmijët, për familjen dhe për të ardhmen.

Familjet mësuan për gjuhën e dashurisë, si të tregonin me gjeste të vogla “shërbimin e kafes”, “pusulla me dedikime për prindërit ”, “gatime nga duart e njoma” dhe gjeste të vogla që tregojnë për dashurinë për njëri-tjetrin.

Disa nga “detyrat” e familjeve ishin:

1- Të gjithë anëtarët e familjes të bëheshin pjesë e lojës

2- Të respektoheshin rregullat e lojës

3- Mbajtja e një ditari

4- Ekspozitë shtëpiake me punime dore dhe vizatime

5- Ditari me shënimet më të bukura

6- ‘Shpërblimi’ me zemër ose yll për çdo fitore të vogël

Duke parë këtë rrëfim fotografik, më kujtohet kënga e Adriano Celentanos “Il ragazzo della via Gluck” “Djali i rrugës Gluck”në tekstin e të cilës flitet për një djalë fshati, i cili nuk e gjen më shtëpinë e tij në lëndinë pasi ajo ishte zëvendësuar me beton. Dhe kjo gjë, të gjithëve na bën të reflektojmë. Lumturia nuk vjen vetëm nga pasuria, por mbi të gjitha, nga marrëdhënia e ngrohtë me familjen, me njëri-tjetrin dhe natyrën. Toka është shtëpia jonë e vetme, dhe si të tillë duhet ta mbrojmë atë, të mbrojmë fëmijët që ata të rriten të shëndetshëm dhe ta shijojnë jetën në tërësinë e saj, ashtu sikurse të jemi çdo ditë aty për të forcuar rrënjët e familjes sonë.

Faleminderit World Vision për besimin!

————————————————————————————————————————————————————

By Suela Zani

Curator of the “Family Photographers” gallery.

 

I would call the images to which I was introduced to during my selection for this gallery, a delightful surprise.

 

Of course, not so much for the technical mastery, but rather for the emotions and messages they convey to the public. They are so real, so honest that you naturally become part of them. Usually, in a normal situation a gallery curator even though we didn’t have one, sets out on a certain idea, initiated by him, to convey a message. Afterwards the curator conveys this idea to the artists and they start to realize their creation that is when the process of curating the artwork begins. In my case, it was the opposite. These families had immortalized in these pictures their most special family moments during the lockdown.

These pictures were not taken by professionals, nor were they taken with sophisticated digital devices, but the emotional scales that accompany each one of them became a source of inspiration for me not only as a curator, but also as a part of the society I live in and I have personally experienced every impact from the COVID-19 pandemic. On the other side, those hundreds of pictures I had to choose from served as a guide to artistically bring back all these important moments which have influenced the wellbeing of children and have strengthened families.

I can honestly say that these pictures were a beautiful discovery for me because they were sincere pictures of the children and their parents, which guided me in my work.

It is normal and necessary for the artist to withdraw and close in solitude. It is essential for creation. It is the moment he longs for because it provides full concentration and it always gives results. It is the most important instance of the creation of his artwork.

But the isolation from COVID-19 is a whole different thing. There was a lot of anxiety in it and uncertainty about the future. This was a collective uncertainty for all of us.

 

But when you look at all the pictures these families introduced us to, you can barely feel all the anxiety we all went through.

Life in the village in beautiful meadows seems to have never been spoiled by isolation. They are full of active children, children who run, parents joining their games. It looks like the perfect moment to love. Family love. It is what makes us feel safe, protected, and happy.

In these photo stories we see simple united families, just like they are in real life. There is no need of filters, or decorations. Real families in action, celebrating a birthday, doing spring works, planting seedlings, taking care of their cattle and flowers and of course respecting the rules of health authorities and becoming part of the activities, games and support provided by World Vision during the COVID-19 pandemic.

These families were supported with food and hygiene packages and agricultural inputs.

 

But how were these images created?

 

World Vision Albania and Kosovo undertook a fantastic initiative, which was part of a program of psychosocial activities titled “Stay at Home- FAMILY CHALLENGE.”

 

Through a materials and online daily talk by World Vision staff, they encouraged them to see this time of isolation as an opportunity to regain the lost time with children and other family members from the hustle and bustle of everyday life.

And that’s just a good way to “gain lost time”.

Despite the difficulties, challenges and workplace dilemmas, dilemmas on how to secure income and meet food needs, how to provide for hygiene packages and how to create the best conditions so that their children could learn from home, they were able to engage together in those stressful moments. Anxiety is prevailed by the power of a smile and taking care of the children, family and the future.

Families learned about the language of love, how to show love with small gestures such as “coffee service”, “parenting notebooks” “meals from small hands” and small gestures that show love for each other.

This was a great way not only to have a nice time to “gain the lost time” but also to invest intentionally in relationship with each other.

Their “tasks” were to:

                1- Capture every moment of joy and fun

                2-Make a homemade gallery with handicrafts and drawings 

                3-Make a journal with the best memories

                 4-Give stars and hearts stickers as a reward for every small victory

What a great way to spend time!

Looking at these photo stories, I remembered the song by Adriano Celentano “Il ragazzo della via Gluck” (the boy from Gluck street), which is about a boy from the village who could no longer find his house in the lawn, because everything was replaced by concrete. And this makes us all reflect. Wouldn’t it be better if weren’t consumerists, if we didn’t cause this much pollution, if we were in peace with ourselves and each other. Shouldn’t we just go back to the genesis; shouldn’t we live a simpler life? Happiness does not come from having money; it comes from having a warm relationship with each other and nature. It comes from accepting ourselves for who we are. Earth is our only home and we should protect it as such.

Thank you World Vision for your trust.