20 fëmijë dhe të rinj u njohën me hapat e modelit “Zëri dhe Veprimi i Qytetarëve” (Citizen Voice and Action (CVA)) për ndryshimet klimatike dhe mjedisin, një model i cili fuqizon dhe rrit angazhimin e komunitetit për çështje që i shqetësojnë, si dhe mban përgjegjës autoritet lokale.
Fëmijët dhe të rinjtë e grupeve IMPACT nga Tirana dhe Durrësi mësuan si të identifikojnë problematikat që lidhen me ndryshimet klimatike dhe mjedisore në komunitetin e tyre, si të mbledhin të dhëna dhe të monitorojnë standarde publike. Një hap i rëndësishëm i këtij procesi është bashkëpunimi me autoritet lokale dhe ndërmarrja e veprime konkrete në të mirë të komunitetit.

Ky sesion është vazhdim i trajnimeve që 781 fëmijë, pjesë e 36 grupeve IMPACT+ në Dibër, Durrës, Librazhd dhe Kamëz kanë marrë mbi “Kapitullin 27 – Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike” ku formësohen politikat mjedisore të BE-së, të përshtatur për fëmijët dhe të rinjtë. Zëri i fëmijëve dhe të rinjve do të ndërtojë plane konkrete për një të ardhme më të gjelbër dhe të qëndrueshme.
English – 20 children and youth were introduced to the steps of the “Citizen Voice and Action” (CVA) model for climate change and the environment, a model that empowers and increases community engagement on issues that concern them, while also holding local authorities accountable.
The children learned how to identify climate and environmental issues in their community, how to collect data, and how to monitor public standards. An important step in this process is collaboration with local authorities and taking concrete actions for the benefit of the community.

This session is a continuation of trainings received by 781 children, part of 36 IMPACT+ groups in Dibër, Durrës, Librazhd, and Kamza, on “Chapter 27 – Environment and Climate Change,” which outlines EU environmental policies, adapted for children and youth.
The voices of children will shape concrete plans for a greener and more sustainable future.

