Shqipëria e ka të nënfinancuar sektorin e arsimit nga arka publike, në raport me vendet me të ardhura të mesme dhe të ulëta, por edhe me vendet e rajonit. Sipas Bankës Botërore, vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme shpenzuam për arsimin mbi 4% të PBB-së gjatë kësaj dekade, ndërsa Shqipëria sistematikisht i ka mbajtur nën 3.4% financimet për sektorin e edukimit.