“Dëshira e babait tim (mësues prej 40 vitesh) ishte të bëhesha mësuese, pasi e shihte profesionin ideal për një grua. Dhe unë i plotësova dëshirën babait edhe pse gazetaria ishtë pasioni im që në fëmijëri.
Asaj i pëlqen shumë piktura dhe në të ardhmen dëshiron të bëhet piktore ose arkitekte. Pikturon gjatë gjithë kohës, por pa lënë pas dore asnjëherë mësimet. Teksa vështron vizatimet e saj humbet në ëndrrat e një adoleshenteje që mundësinë e vetme për të kaluar kohën ka pakon e lapsave dhe ngjyrave dhe fletët e bardha; një arrati për tek e ardhmmja që ajo imagjinon.
Fuqizimi i adoleshentëve dhe të rinjve me qëllim që ata të mund të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri, kërkon ndërhyrje të menjëhershme, shumëplanëshe dhe të mirëkoordinuara mes sektorëve të ndryshëm. Mbi të gjitha, programet dhe ndërhyrjet për të rinjtë kërkojnë që vetë ata të jenë pjesë e hartimit të tyre.
Liria e kalon pjesën më të madhe të ditës në serën që me shumë mund ka ngritur pranë shtëpisë, si dhe duke u kujdesur për bagëtitë. Aty derdh gjithë energjitë, por edhe shqetësimet; aty bën plane se si të ndërtojë një të ardhme më të mirë për fëmijët e saj.
Të gjithë jemi të rëndësishëm. Të gjithë kemi lindur për të qenë të barabartë dhe pavarësisht diferencave kemi potencialin për të zhvilluar talentet tona, për të falur dashuri, për të dhuruar buzëqeshje, si dhe për të dhënë kontribut në komunitetet ku jetojmë.
“Si ta bind veten time të qëndroj këtu? Si t’iu them të rinjve të tjerë që Shqipëria një ditë do të bëhet siç e duam ne?”- këto janë disa nga pyetjet që po e mundojnë Laurën nga Dibra.