Më parë nuk kaloja shumë kohë me bashkëshorten dhe fëmijët. Të gjitha vendimet i merrja vetë,”- thotë Bledari nga Librazhdi, teksa na tregon për rrugëtimin e familjes së tij dhe ndryshimin e madh që ka ndodhur tek ai gjatë tre viteve të fundit.
Rrallëherë herë ndodh në Shqipëri që pasi një i ri ka mbaruar shkollën e lartë apo ka pasur një eksperiencë pune në kryeqytet të kthehet për të vazhduar jetën në vendlindje. Shumë prej nesh mund ta kenë menduar, por pakkush ka marrë guximin për të hedhur hapin e ta bëjë realitet.
Ajo është nënë, gjyshe, dhe siç i thonë të gjithë ata që e njohin, është një ‘kockë e fortë’. Vështirësitë e jetës, të fëmijëve dhe punët e fshatit e kanë lodhur, por edhe e kanë forcuar më shumë nënë Trëndafilen.
Ana është 18 vjeçe dhe studion në vitin e katërt në një shkollë të mesme profesionale në Korçë. Pas përfundimit të arsimit 9-vjeçar, ishin prindërit që zgjodhën që ajo të ndjekë degën Hoteleri-Turizëm, por Ana po e “dizenjon” vetë të ardhmen. Asaj i pëlqen turizmi dhe mundësitë që ofron ky sektor në Shqipëri, por së fundi për të është çelur një dritare e re.