Danjela është 13 vjeç dhe këtë vit shkon në klasën e gjashtë. Ka pasion pikturën dhe baletin dhe, si çdo fëmijë në të ardhmen ëndërron të bëjë shumë gjëra. Jeton në një zonë periferike të Durrësit me prindërit, motrën e saj binjake dhe vëllain e vogël. Ndryshe nga motra e saj , Danjela është më natyrë e ndrojtur dhe paska e rezervuar me moshatarët e saj, kjo sepse ka një vështirësi në artikulim.
Mos shqiptimi i disa zanoreve dhe bashkëtingëllore, që në jo pak raste, e nxiste që komunikimin me fjalë ta zëvendësonte me një buzëqeshje të ëmbël dhe një vështrim të butë poshtë qepallave.
Por shumë gjëra ndryshuan për Danjelën kur u bë pjesë e e Hapësirës Zhvillimore, një ambient i ri shkollën e saj “Shkolla e Rë” në Kënetë të Durrësit. Gjatë orës së fiskulturës, diçka tërhoqi vëmendjen e saj. Ajo u bë kurioze, hyri brenda dhe shprehu dëshirën që të qëndronte së bashku me mësuesen ndihmëse për të eksploruar ambientet e reja në shkollë. Që prej qershorit, Danjela vijon terapinë në Hapësirën Zhvillimore duke bërë logopedi.
“Kur erdhi ditën e parë të terapisë me medotën ABA, në Hapësirën Zhvillimore të krijuar nga World Vision, Danjela u ndje shumë komode. Ishte kuriozr dhe eksploronte ambientin, të gjitha lodrat dhe materialet didaktike që ndodheshin në dhomë. Më të është bërë një punë intensive, edhe gjatë muajve të verës, e sot Danjela i njeh të gjitha pjesët e trupit edhe ato më të imtat. Njeh emocionet, por dhe i emrton dhe i imiton. Një “sukses” tjetër është se tashmë ajo njeh dhe e tregon orën. Vazhdimisht i kërkon familjarëve të saj që ta pyesin se sa është ora. Ka arritur të njohë stinët dhe gjithë muajt e vitit. Kjo hapësirë e ka ndihmuar që tashmë te jetë më sociale dhe t’i shprehë emocionet e saj,” – shprehet Idva, logopedistja që punon me Danjelën
Edhe për Gentën mësuesen ndihmëse, përmirësimet e 13 vjeçares në një kohë kaq të shkurtër janë shumë mbresëlënse.
“Danjela është një prej fëmijëve që po ndjek terapinë ABA tek Hapësira Zhvillimore. Me ndihmën e logopedes ajo ka mësuar shumë gjëra të reja për më tepër tashmë është më aktive, më e përfshirë në mësim. Artikulon më shumë fjalë dhe të formon fjali. Gjithashtu për të kjo hapësirë është një mundësi për të mësuar duke u argëtuar, e kjo ndodh për herë të parë duke qenë se në klasat tona nuk ofrohen shumë mundësi për të mësuar në mënyre kreative,”- shpjegon mësuesja ndihmëse.
Hapësira Zhvillimore e hapur në “Shkollën e Re” në Kënetë i shërben 850 fëmijëve të kësaj shkolle, por në veçanti 8 fëmijëve me Aftësi të Kufizuara që studiojnë në atë shkollë. Përgjatë muajve të verës rreth 5 fëmijë patën mundësi me ndihmën e World Vision të merrnin shërbim logopedie në këtë hapësirë.
Hapësirat Zhvillimore është një model që po zhvillohet për herë të parë në 16 shkolla të arsimit parauniversitar në Shqipëri, ku përfitues direkt janë rreth 9500 fëmijë. Ky model inovativ kombinon mjedisin dhe pajistjet me specialistë që orfojnë shërbime të integruara.
Aktualisht ky model është përzgjedhur në listën e shkurtuar të praktikave më të mira të arsimit gjithëpërfshirës mes 469 praktikave që garonin në konkursin global Zero Project.