“Eljani më përpara nuk fliste. Por pas marrjes së shërbimit të logopedisë, tashmë flet çdo fjalë”.
Kjo është historia jetëndryshuese e Eljanit nga Librazhdi. Ndiqni videon për të mësuar se si World Vision Albania, me mbështetjen e Kia, po ofron shërbime të specializuara në logopedi, terapi zhvillimi dhe fizioterapi për 62 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara në Librazhd.
“Kia Green Light Project” financohet nga Kia, me mbështetjen e World Vision Korea, dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd.