Terren i ri sportiv për 322 fëmijë dhe adoleshentë në Shkodër

You are here

Terren i ri sportiv për 322 fëmijë dhe adoleshentë në Shkodër

322 fëmijë dhe adoleshentë të shkollës “Azem Hajdari” në Shkodër tashmë kanë në dispozicion një terren të ri sportiv. Investimi i World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër do t’ju shërbejë jo vetëm nxënësve të shkollës, por edhe të rinjve të komunitetit për të zhvilluar aktivitete të ndryshme sportive, duke promovuar në këtë mënyrë sportin dhe jetën e shëndetshme.

“Gjatë vitit të kaluar, kemi bërë të njëjtën gjë në 8 shkolla të vendit. Kemi ndihmuar së pari në infrastrukturë, se dyti në zhvillimin aktiviteteve sportive dhe së treti kemi mbështetur fëmijët dhe adoleshentët që përmes sportit të ngrenë zërin për kauza shumë të rëndësishme që prekin jetën e tyre si gjithëpërfshirja, mbrojtja nga dhuna apo barazia gjinore. Ne do vazhdojmë të jemi partnerë të bashkive dhe ministrive për mirëqenien e fëmijëve,”- tha gjatë ceremonisë së inaugurimit, Eljona Elmazi, Drejtoreshë Ekzekutive e World Vision Albania.

Në inaugurimin e mjedisit sportiv ishin të pranishëm edhe kryetari i bashkisë Shkodër, Z. Bardh Spahia; Drejtori i DRAP Lezhë, Z. Hasan Muça, si dhe përfaqësues nga Zyra Vendore Arsimore, Shkodër.

World Vision Albania punon për krijimin e kushteve dhe nxitjen e pjesëmarrjes së fëmijëve dhe të rinjve në aktivitete sportive, si një element thelbësor për të patur një stil të mirë jetese, shëndet të mirë fizik e mendor, por edhe për t’u socializuar dhe për të pasur gjithëpërfshirje mes nxënësve.

Vetëm përmes nismës 1GOAL4IMPACT, gjatë vitit 2022 World Vision Albania ka zhvilluar aktivitete në 108 shkolla në 8 zona të Shqipërisë, në të cilat janë përfshirë direkt 1143 fëmijë dhe adoleshentë. Duke inkurajuar përfshirjen e brezit të ri në aktivitete sportive, nisma është parë si një mundësi e mirë për të nxitur gjithëpërfshirjen, për të rritur bashkëpunimin dhe frymën pozitive mes njëri-tjetrit, si dhe për të shmangur diskriminimin.

Tungjatjeta.al

 
Sara
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Emiljano
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Soni
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Elvani
Librazhd

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni