Shërbime të specializuara për Sofielën, largësia nuk është më një problem

You are here

  • 28-02-23 |

Shërbime të specializuara për Sofielën, largësia nuk është më një problem

Sofiela nga Prrenjasi ka një lidhje të fortë me Mimozën, psikologën që çdo javë udhëton drejt shtëpisë së vogëlushes për t’i ofruar asaj terapi zhvillimi.

10- vjeçarja me aftësi të kufizuara merr çdo javë shërbim të specializuar në shtëpi dhe është një prej fëmijëve përfitues të projektit “Qendër Komunitare për shërbime ndaj aftësisë së kufizuar”.

Projekti i financuar nga Bashkimi Evropian dhe që zbatohet nga World Vision Albania dhe Bashkia Prrenjas-Faqja Zyrtare do t’ju vijë në ndihmë 180 fëmijëve/të rinjve me aftësi të kufizuara.

Së shpejti, Sofiela do të ketë mundësi të marrë shërbime të specializuara edhe në ambientet e Qendrës Komunitare në qytetin e Prrenjasit, e cila do të vihet në funksion brenda pak ditësh.

"Sofiela është shumë e dashur. Ajo ka qenë edhe pjesë e shërbimit lëvizës prej 3 vitesh dhe ka bërë shumë progres. Ajo arrin të formojë pazëll të thjesht, ngjyros brenda kontureve sipas modelit të dhënë, inicion një lojë, njeh dhe identifikon kafshët e fermës," - shprehet psikologe Mimoza.

Çdo fëmijë me aftësi të kufizuara ka të drejtë të ketë akses në shërbime cilësore, të cilat i ndihmojnë ata të zhvillohen, të arsimohen dhe të jetojnë jetën në plotësi.

 

Tungjatjeta.al

 
Arjani
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Selma
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Oligerta
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Marigleni
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni