Krijohet ‘SAY IT DIGITAL’, mjedisi inovativ dhe digjital ku të rinjtë adresojnë sfidat që i shqetësojnë

Krijohet grupi ‘SAY IT DIGITAL’, një hapësirë online ku të rinjtë nga komunitete të ndryshme në Shqipëri do të mund të shprehin hapur problematikat që i shqetësojnë, por edhe të japin ide konkrete për zgjidhjen e tyre.

Qëllimi kryesor i këtij grupi është krijimi i një mjedisi miqësor, inovativ dhe digjital ku të rinjtë adresojnë lirisht sfidat me të cilat përballen në komunitetet ku jetojnë, shkëmbejnë ide, si dhe mësojnë nga përvojat e njëri-tjetrit.

Të rinjtë e SAY IT DIGITAL janë trajnuar nga ekspertë të komunikimit dhe fotografisë, se si të jenë kreativë dhe të përdorin pozitivisht teknologjinë, rrjetet sociale dhe platformat e ndryshme online për të adresuar problematikat që i shqetësojnë dhe për të gjetur zgjidhje për to.

‘SAY IT DIGITAL’ mbështetet nga World Vision Albania, ndërsa propozimet më cilësore dhe kreative të të rinjve do të marrin edhe vëmendjen e vendimmarrësve.