Korça ICT Academy, 100 të rinj gati për tregun e punës

100 të rinj nga e gjithë Shqipëria kanë ndjekur me sukses ICT Academy – Code for Albania, duke fituar aftësi dhe kompetenca që i bëjnë ata gati për tregun e punës.

Akademia Verore e Teknologjisë dhe Inovacionit është mbajtur për të dytin vit radhazi në Korçë, ndërsa të pranishmit kanë ndjekur sesione mësimore në shkencat kompjuterike, kryesisht në dy lëndët bazë; Kodim dhe Design Thinking.

Kjo dritare e re inovacioni synon krijimin e mundësive për punësimin e të rinjve në sektorin e Teknologjisë dhe Inovacionit, por edhe angazhimin e tyre për zgjidhjen në mënyrë inovative të problematikave në komunitetet ku ata jetojnë.

Kampi dyjavor u organizua nga Code.X dhe AlphaPlan me mbështetjen e Bashkisë Korçë dhe organizatës World Vision Albania.