Projekte në zbatim

Jo drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qendrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd”

“Jo drogë! Pikë Grumbullimi! Një alternativë e qendrueshme zhvillimi për të rinjtë dhe komunitetet në Librazhd” është një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Bashkia Librazhd në bashkëpunim me World Vision Albania.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është aktivizimi i komunitetit të Librazhdit në eliminimin dhe parandalimin e kultivimit të drogave të paligjshme nëpërmjet masave të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik rural, që përmirësojnë cilësinë e përgjithshme të jetës dhe sigurinë e qytetarëve.

Ndërtimi i një Pike Grumbullimi, ndërgjegjësimi i fermerëve për të prodhuar për shitje, dhe ngritja e kapaciteteve të të rinjve për të filluar aktivitete që gjenerojnë të ardhura të ligjshme si biznese familjare, janë tre shtyllat kryesore të aksionit.

Projekti mbështet në total 360 fermerë, të cilët janë trajnuar për rritjen e cilësisë dhe sasisë së produktit si dhe mundësisë për të patur kontrata shitje me Pikën e Grumbullimit (Food Hub). Ndërkohë që 1500 të rinj kanë marrë informacionin për riskun e përfshirjes në aktivitete të paligjshme apo të përdorimit të tregtimit të substancave narkotike.

Artikuj

Çdo ditë në Prrenjas, mesatarisht 9 fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara …

Nëpërmjet programit “Fuqizojmë Komunitetin” (ICR), të financuar nga USAID Albania dhe zbatuar nga UNDP …

Në Tiranë janë hapur me dhjetëra zyra postare private. Në njërën prej tyre punon …

Pas rikthmit nga Gjermania, Fatma kuptoi që puna është jo vetëm një mjet për …

1871 persona do të jenë përfitues direkt të projektit “Kia Green Light Project” që …

Fermerët e Librazhdit kanë tashmë një ambient i cili do të shërbejë për grumbullimin, …