Qendra Multifunksionale “Kia Green Light Project” në Librazhd, e cila menaxhohet nga World Vision Albania, po ofron shërbime për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuara, për prindërit dhe për profesionistët e gjithëpërfshirjes.
Qendra ofron shërbime psiko-sociale dhe mjekësore, si dhe shërbim të integruar lëvizës, duke mbështetur komunitetin në mënyra të ndryshme.
Në Qendrën Komunitare Multifunksionale në Librazhd, fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara po mbështeten me shërbime fizioterapie dhe logopedie, si dhe prindërit/kujdestarët e tyre me aktivitete zhvillimore për fëmijët e tyre.
Ky projekt financohet nga Kia, me mbështetjen e World Vision Korea dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Bashkinë Librazhd.