Ftesë për pjesëmarrje në Tender/“Blerje Karburanti për Flotën e Automjeteve”

Organizata World Vision Albania fton të gjitha kompanitë që operojnë në fushën e karburanteve të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në Tender, për kategorinë “Blerje Karburanti për Flotën e Automjeteve”. Kjo përpjekje përqendrohet në angazhimin e furnizuesve strategjikë, me synimin për të krijuar marrëdhënie afatgjata (24 muaj) reciproke të dobishme për sa i përket cilësisë, niveleve të shërbimit dhe kostove.

Përmes këtij komunikimi, ftohen të gjithë operatorët vendorë të tregtimit të karburanteve të shprehin interesin e tyre për të marrë pjesë në ofertën e furnizimit me karburant për periudhën qershor 2024.

Operatorët që do të shfaqin interesin e tyre duhet të jenë në gjendje të dorëzojnë dokumentacionin zyrtar si më poshtë:

1. Kopje e NIPT/Licencës së Kompanisë suaj.

2. Certifikatë të qarkullimit të mallrave.

3. Certifikatë të origjinës së mallit: Naftë 10PPM dhe Benzinë pa plumb

4. Hartën e pikave të karburantit në të gjithë territorin e Shqipërisë.

5. Furnizimi duhet patjetër të jetë i mundur përmes Kartave Elektronike.

6. Zotërimi i një sistemi për gjurmimin, raportimin e përdorimit dhe konsumit të karburantit të automjeteve.

Nëse kompania juaj përmbush kushtet e mësipërme, ju lutemi shprehni interesin tuaj për të marrë pjesë në Tender duke dërguar kërkesën tuaj në adresën elektronike: soela_qirjo@wvi.orgjo më vonë se data 06 qershor 2024.

Në rast se kompania juaj plotëson kushtet e mësipërme dhe tregon interes për të marrë pjesë në Tender brenda afatit të lartpërmendur, jo më vonë se data 06 qershor 2024, sistemi WVA do t’ju dërgojë një link me të gjitha detajet ku vetëm atje ju mund të jepni ofertën dhe të gjithë dokumentacion mbështetës.

Ofertat financiare të dorëzuara në çdo mënyrë tjetër nuk do të merren parasysh.

Rreth World Vision Albania

World Vision është një organizatë ndërkombëtare humanitare e krishterë, zhvillimi komunitar dhe advokatie. Në Shqipëri, World Vision filloi të punonte në 1999-ën, si përgjigje ndaj krizës së refugjatëve kosovarë. Prej 25 vitesh, puna jonë është fokusuar te zhvillimi dhe mbështetja afatgjatë për fëmijët, të rinjtë dhe familjet më në nevojë. Puna jonë ndikon në jetën e rreth 35 mijë fëmijëve në 18 bashki.

Ne mbështesim dhe punojmë për fuqizimin e fëmijëve, familjeve dhe komuniteteve më në nevojë. Mbrojtja e përfshirja sociale, aktivizmi rinor dhe mundësitë e zhvillimit ekonomik për familjet më në nevojë janë fokusi i punës sonë. World Vision angazhohet për të sjellë ndryshim të qëndrueshëm dhe rritjen e mirëqenies për fëmijët dhe familjet në Shqipëri.