“Në komunitetin tim”

Shpetimi

English below – Nëse do një produkt të mirë të zonës së Librazhdit, pa dyshim që Shpëtim Cura si një prej njohësve më të mirë të fushës nuk do ju lërë asnjëherë të zhgënjyer. Fjalëpakë dhe gjithmonë me dëshirën e madhe që fjalët t’ia lënë vendin veprave, ai iu bashkua 15 vite më parë stafit të World Vision Albania në rolin e Lehtësuesit të Zhvillimit në projektin e Zhvillimit Ekonomik të Familjeve.

Të flasësh për të shkuarën, do të thotë që je duke punuar për të ardhmen. Unë vetë e kam përjetuar emigracionin si punëtor sezonal në shtetin fqinj, ndërkohë që gjatë pjesës tjetër të vitit punoja si mësues në fshatin e lindjes. Emocionet e para të punës lidheshin direkt me dëshirën për të kontribuuar në edukimin e fëmijëve, adoleshentëve dhe krijimin e mundësive që ata të shkolloheshin ose së paku të merrnin një zanat. Ky 10 vjeçar në arsim e më pas marrja e vendimit për të ndërtuar jetën në Librazhd më dhanë siguri për fillimin e një sfide tjetër duke u bërë pjesë e një organizate ndërkombëtare si World Vision,”- nis të tregojë Shpëtimi, babai i dy fëmijëve që tashmë kanë arritur moshën e pjekurisë.

Në periudhën kur ai nisi të punonte në këtë sektor, vendi ishte ende në fazat e para të tranzicionit. Familjet e rrjedhimisht edhe fëmijët, të rinjtë dhe komunitetet sipas Shpëtimit kishin ende dinamika të mëdha socio-ekonomike, ndërkohë që burimi kryesor i të ardhurave të Librazhdit mbetej emigracioni. 

Fillimisht u bëra pjesë e një vlerësimi mbi situatën ekonomike në zonë. Kjo analizë siguroi të dhëna dhe statistika që do të orientonin ndërhyrjet që do të bëheshin më tej në këtë program. Krahas trajnimeve dhe njohurive të punës së organizatës që më ndryshuan botëkuptimin, arrita që të integroja metodat e mësimdhënies me programet sociale të World Vision duke ndihmuar komunitetin, por edhe duke u rritur dhe transformuar edhe vetë profesionalisht. Kjo ishte kthesa ime kryesore që shenjon 2 dekadat e fundit të karrierës e njëkohësisht pasionit tim,” – vijon të tregojë ai.  

Pavarësisht se në pamje të parë vështirësia kryesore e fermerëve është kujdesi deri në marrjen e produktit, në fakt Shpëtimi tregon se në atë periudhë kishte edhe shumë faktorë të tjerë, mes të cilëve mentaliteti luante një rol kyç në jetën në komunitet.

Më kujtohet ‘shitja e maskuar’ që bënin fermerët me arsyetimin se nuk është mirë të kuptojnë njerëzit sa prodhim kam se kjo mund të më dëmtojë bletët ose prodhimin. Sot, jo vetëm që thuajse nuk ekzistojnë më si koncepte (të paktën në zonën tonë), por janë shumë të bashkuar në tregje dhe paraqitjen e produktit të ambalazhuar me etiketë dhe tregje të përbashkëta dhe të sistemuara. Një tjetër element është barazia gjinore. Burrat dhe gratë (veçanërisht burrat) bëheshin me turp nëse dilnin shpesh në treg për shitjen e produkteve. Sot vazhdojmë të bëjmë përpjekje që të tejkalohen pabarazitë gjinore, por të orientohen drejt nevojave të fëmijëve dhe të të gjithë familjes. Ndërkohë një tjetër aspekt ishte tradita vendase për mos rritjen e lepurit apo derrit pasi sipas tyre ‘nuk kishte mbarësi’. Në më shumë se 1 dekadë investimi të World Vision për rritjen e kapaciteteve të fermerëve, por edhe duke i mbështetur me inpute bujqësore ndryshimet janë të dukshme,” – thotë Shpëtimi i lumtur, por njëkohësisht duke u përpjekur të tregohet modest ashtu siç e përshkruajnë të gjithë ata që e njohin.

Në këtë mënyrë, fermerët kanë arritur të bëhen ekspertë të trajtimit të kulturave kultivuese në zonë, të jenë më të organizuar, të ngrenë zërin për problematikat që i shqetësojnë e mbi të gjitha të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme për plotësimin e nevojave bazë të familjes dhe të krijojnë mundësi për arsimimin e fëmijëve.

“Sot në zonën e Librazhdit ka familje më të forta ekonomikisht e njëkohësisht më shumë të rinj ndjekin arsimin e lartë. Pjesëmarrja e fermerëve në trajnime si të menaxhojnë të ardhurat; si të  trajtojnë burimet natyrore, ndjekja e kurseve profesionale nga gratë shtëpiake dhe të rinjtë që e shpenzonin kohën në kafene, filluan të ndryshonin mënyrën e të menduarit për aktivitet ekonomik. Dhjetëra të rinj dhe gra nga kurset profesionale ushtrojnë sot një zanat që sjell shumë burime financiare për familjen dhe shërbim të shpejtë dhe cilësor për komunitetin,”- sjell ndër të tjera në vëmendje Shpëtimi si për të theksuar nevojën e të rinjve për punësim, si dhe për të pasur më shumë barazi gjinore.

Janë të shumta rastet dhe historitë që ai mund të na tregojë, ndërkohë që e kishte të pamundur profesionalisht dhe moralisht të mbyllte telefonin kur mbaronte punën. Sipas tij, halli dhe nevoja nuk kanë orar, kështu që ndërsa ndihmonte familjet, përpiqej që përmes shembullit t’iu mësonte fëmijët të tij se arsimi, përkushtimi, pasioni, por edhe të qenit njeri pavarësisht pozicionit dhe njohjeve është gjëja më e rëndësishme që do i çojë përpara.

Më tej thotë: “Fakti që kam qendruar kaq gjatë në një punë është për shkak të dëshirës sime për kontribut të vazhdueshëm në zgjidhjen e problemit. Investimin te vetja ime dhe sukseset e arritura përpiqem t’i përcjell tek fëmijët e mi dhe çdokush që po kërkon një mundësi integrimi për të qenë i dobishëm për familjen dhe shoqerinë. Dhe kam një mesazh për të gjithë ne, përfshirë veten time – Të largohemi një moment nga bota e internetit dhe të përballemi në diskutim të drejtpërdrejtë për çështje që ndikojnë jetën tonë dhe shoqërisë në tërësi.”

Këto janë disa nga momentet më interesante që tangent preken në pak rreshta. Megjithatë fjalët do ishin pa fund për të përshkruar rrugën drejt përmirësimit të një komuniteti për një jetesë më të mirë të familjeve që sigurojnë për brezin e ri.

***

If you want good local produce like from the area of Librazhd, Shpëtim Cura, who has the best knowledge in the field, for sure will not disappoint you. Reticent and always willing to let the actions speak louder than words, he joined World Vision Albania 15 years ago as a Development Facilitator within the ‘Economic Development of Families’ project.

“As a teacher, my greatest wish was to contribute to the education of children and teenagers, and be able to provide them opportunities to get education or at least to learn a craft. A decade in the field of education and the decision to build my future home in Librazhd (and not emigrate like most of my peers) gave me the certainty to begin a new professional challenge by joining an international organization as World Vision Albania,” tells us Shpëtim, now father of two grown up children.

When he first started working in the humanitarian sector, the country was still in its first transition stages. As Shpëtim remembers, families, including children and youth and communities, were still facing great social and economic issues.  At that times, the main source of income in Librazhd were allowance’s (remittances). 

“Initially, about 15 years ago, I was part of an assessment conducted by World Vision on the economic situation in the area to. As a result of the assessment we received some data which guided us on what kind of prorammes and intervention were needed in the area,” tells Shpëtim.

He recalls participating in many valuable trainings that equipped him with knowledge that has driven his work in the field over the years.“I am glad I was able to integrate teaching methodologies with social programmes implemented by World Vision. While helping my community, I was also transforming and growing professionally. The first 5 years working as a development facilitator, were a turning point that marked these 2 last decades of my career and my passion,” he reveals.  

Shpëtim says that local farmers greatest struggle is to take care of their products until harvest. But this is only the first glance, because he states that there were several external factors such as mentality that indicated the way of living in this part of Albania. 
 “I remember ‘the masked sale’ farmers used to do under the pretence that they didn’t want people to know how much produce they had, since that could be harmful to the bees or the produce. At the time, this was a superstition. Nowadays, such approaches are not adequate (at least in our area), and farmers are united in markets while presenting labelled products in joint markets. Gender equality constitutes another element. Men as head of the household felt ashamed to go to the market to sell their home-products. Nowadays we are still making efforts to overcome gender inequalities, as well as focus on the needs of the children and the entire family. Another aspect was the area’s tradition of not raising rabbits or pigs, since according to them ‘it was not a good luck’. For more than one-decade, World Vision has invested in increasing farmers’ capacities and also supporting in agricultural investments which has brought obvious changes,” says Shpëtim happily.

While organizing farmer groups, including women men, in Building Secure Livelihoods program, World Vision worked to address gender issues and moreover helping to increase their capacities. Thus, farmers have become experts in treating cultivated crops in the area, coordinate and support each other despite gender. Having a higher level of expertise, they are now advocating on issues concerning their community.

“Currently, in the area of Librazhd, families are stronger economically and many young people attend higher education. Participation of farmers in trainings such as income management and handling natural resources, as well as participation of housewives and young people in vocational various courses, contributed to the new and better way the community started to handle economic development. Dozens of young people and women now have a profession and can support their families. They can also provide fast and quality service for the community thanks to the vocational courses they graduated from,” mentions Shpëtim emphasising the need of employment for youth.

There are many stories and cases he could tell us about, as it is impossible for him to put the phone down when after the business hours. According to him, there is no schedule while you are facing difficulties. He tries to teach his children by example that despite the position, education, commitment, passion and humanity are the most important values that will help them thrive in their future.
Further on he adds: “The reason I have committed to this job for this long is my wish to provide continuous contribution and solve problems.

I try to pass on the investment in myself and my successes to my children and everyone who wants a chance to be useful to their family and friends. I have a message for everyone, myself included – Let’s stop navigating the internet for a moment let us have a face to face discussion on issues that impact our life and our society at whole.
These are some of the most interesting moments at his work, put in a few lines. Yet the words would be endless describing a community improvement path for a better livelihood of families and the younger generation.