‘Reporteri’ është blogu ku të rinjtë nga zona dhe komunitete të ndryshme të Shqipërisë ndajnë mendime dhe sjellin në vëmendje çështje që i shqetësojnë.
Ata jetojnë në qytete dhe fshatra të largëta të Shqipërisë, por janë të bashkuar në qëllimet e tyre.
Përmes shkrimeve dhe fotove të ndryshme, ata na njohin me Shqipërinë e tyre; me nevojat dhe shqetësimet që kanë adoleshentët dhe të rinjtë. Nuk janë ende profesionistë, por janë të vërtetë dhe përcjellin shumë energji e pasion përmes shkrimeve të tyre që na bëjnë të shohim realitetin me sytë e të rinjve.
Gazetarët e mirënjohur Fatos Baxhaku, Monika Stafa, Elira Canga, Armand Mero dhe jo vetëm kanë qenë disa prej trajnuesve të të rinjve.
Sot në internet mund të komunikojmë në shumë mënyra dhe me këdo. Kjo mundësi komunikimi, mungesa e kujdesit, etj po e ekspozon brezin e ri në një lloj bullizmi, atë të presionin dhe shantazhit online dhe në shkollë.
Interneti si një mjet komunikimi dhe argëtimi mbart avantazhet dhe disavantazhet e tij. Sot interneti ofron një gamë të larmishme informacioni, ku ne mund të zgjedhim atë më të përshtatshëm për ta përdorur për nevojat tona.
Dëshira për të patur një faqe në Facebook për “Erlindën” vetëm 12-vjeç nga Laçi, ishte e madhe. Pa dijenë e prindërve, pa mbushur moshën e nevojshme, pa ditur rreziqet me të cilat mund të përballej, ajo ha një profil.
Bota është gjithnjë në lëvizje, ndryshim dhe kërkim për përsosje të vazhdueshme. Teknologjia është një ndër mjetet që kanë ndryshuar rrjedhën e historisë së njerëzimit duke lehtësuar jetën e përditshme tonën. Shfrytëzues të teknologjisë bëhen shpesh edhe fëmijët, të cilët e përdorin për mënyra të ndryshme.
Një ndër problemet më themelore të shoqërisë ku ne jetojmë është dhuna ndaj fëmijëve. Nga shumë sondazhe të kryera është vërtetuar se kjo lloj dhunë është tepër e përhapur. E pavarësisht këtyre rasteve të shumta, të pakta janë ato të cilat dalin në dritë.