Kur puna me fëmijët është një mision

You are here

Kur puna me fëmijët është një mision

Kthimi në vendlindje pas disa vitesh në emigracion, për disa nga familjet shqiptare shoqërohet me sfida të mëdha. Ndërsa prindërit tregojnë se hasin vështirësi për t’u integruar në tregun e punës, edhe fëmijët e tyre përballen shpesh me sfida për t’u ripërshtatur dhe riintegruar në shkollë dhe shoqëri. Fëmijët dhe adoleshentët raportojnë se kanë vështirësi në përshtatjen me modelin e ri të mësimdhënies, në shoqërimin me shokët dhe shoqet e reja të klasës, ndërsa sfidë për ta mbetet edhe përvetësimi i dijeve në lëndët Gjuhë Shqipe dhe Matematikë.  

Por, për 14 fëmijë dhe adoleshentë të familjeve të kthyera nga emigracioni në Korçë këto sfida bëhen më të lehta edhe falë punës së mësuese Brunildës dhe kolegëve të saj. 

Mësuese Brunilda punon prej dy vitesh me fëmijët e familjeve të kthyera nga emigracioni me klasat pas mësimit, një projekt  i dizenjuar për të lehtësuar riintegrimin në shkollë të këtyre fëmijëve. Nxënësit e duan dhe e shfaqin hapur dashurinë për të. Kjo pasi mësuese Brunilda vendos në qendër të punës së saj inovacionin, aplikon metodologji bashkëkohore, si dhe dallohet për profesionalizëm, ndjeshmëri dhe etikë të lartë. 

Nuk është aspak e lehtë të hysh në thellësinë e botës së një fëmije, aq më shumë në tërësinë e problematikave të mbartura nga emigracioni, me faktin  e të qënit ndryshe nga të tjerët në aspektin ekonomik, social e kulturor. Por, nëse ja del nuk ka piedestal më të lartë veç tij - e nis rrëfimin Brunilda, mësuese mbështetëse në realizimin e projektit RE-IN-VEST, i cili zbatohet nga World Vision Albania. 

Mësuesja na tregon se misioni i saj është që të mbështesë fëmijët në rrugën e integrimit e rritjes akademike, duke i ndihmuar të bëhen të ndjehen mirë me veten, familjen dhe grupet sociale të cilavë u përkasin.  

Ajo zhvillon veprimtari ku fëmijët përveç motivimit nëpërmjet gjetjes së metodave të studimit të përshtatshme me nevojat e tyre, ata zhvillojnë edhe mendimin kritik përtej rrethit vicioz, pasigurisë dhe pesimizmit për të ardhmen.  

Kush jam unë? 

Mësuesja shprehet se tematika e parë e diskutuar në “after school” është pyetja; kush jam unë? Një temë që i çon nxënësit në vetëreflektim, për të kuptuar më thellë veten dhe për të hedhur piketat mbi angazhimin e tyre në të ardhmen. 

 “Unë nuk jam vetem një numër që zë një vend në klasë. Jam një person, një individ i së nesërmes me botën time të madhe dhe plot ëndrra. Kam shpresë e vullnet se do t’ia dal të realizoj endrrat e mia, të bëj krenare familjen time që sakrifikon shumë për mua, ”- thotë Kledisa, nxënëse e klasës së nëntë. 

Teksa flasin rreth sfidave dhe pritshmërive, nxënësit shfaqen para saj me një të kaluar që ka lënë shenja në formimin e tyre. 

 “Unë jam Arolti. Kam jetuar në Gjermani, por babai më solli në Shqipëri. Nuk e gjej dot veten këtu. Me pëlqen shumë bota e kompjuterit,”- thotë një tjetër nxënës, teksa reflekton për veten e tij.  

Arolti ka harruar pjesërisht gjuhën shqipe, nuk përshtatet lehtë me shoqërinë shkollore, si dhe ka vështirësi në të nxënë. Mësuesja thotë se vetëreflektimi e ka ndihmuar atë që të hedhë hapat e parë drejt riintegrimit social dhe kulturor. 

Jeta si një problem në matematikë 

Mësuesja e nxit mendimin kritik tek nxënësit e saj duke iu referuar asaj që na mëson matematika: Njihu me problemin, analizo të dhënat, reflekto në aftësitë e tua, shfrytëzo çfarë njeh nga e kaluara, arsyeto logjikisht, bëj lidhjen midis tyre dhe ndërto rrugën e zgjidhjes. 

“Pavarësisht problematikave që hasim, ne kemi një pasuri shumë të madhe; të menduarit. Ta shfrytëzojmë atë që të arrijmë çfarë duam në jetë,”- thotë mësuesja e matematikës, teksa u drejtohet nxënësve. 

Mësuesja thotë se të menduarit në mënyrë kritike ka sjellë tek nxënësit ide të reja inovative, përmes të cilave ata u kanë dhënë zgjidhje problemeve të tyre. 

Jepi ngjyra të ardhmes tënde dhe bëhu qytetar i mirë 

Bota është plot ngjyra, jo vetëm bardh e zi. Mësuese Brunilda thotë se i nxit nxënësit e saj të vendosin objektiva, të thurin ëndrra, të besojnë tek vetja e tyre, tek familja dhe tek mësuesit. 

“Jepi ngjyra jetës tënde! Mendo të ardhmen tënde mes këtyre ngjyrave. Ndërtoni shtigje të reja aty ku rruga duket e mbyllur për zgjidhjen e dilemave tuaja,”- kjo është këshilla që mësuesja iu jep nxënësve të saj. 

Para se të jenë të dalluar në mësime, nxënësit kanë mësuar se si të jenë qytetarë të mire; individë që kontribuojnë në jetën sociale dhe kulturore të kumunitetit ku jetojnë.  

 “Të jesh qytetar i mirë qendron mbi të gjitha virtytet e tua. Mbase nuk kam rezultate shumë të mira në mësime, po përpiqem të bëhem një qytetare e mirë, të kontribuoj dhe të përçoj energji pozitive pa lënduar askënd. Ti shërbej komunitetit, të zbatoj rregullat dhe të dua qytetarët e mi,”- thotë Rebeka, një prej nxënësve me të cilët punon mësuese Brunilda. 

Projekti “Riintegrimi i të rikthyerve nga emigracioni dhe investimi për ta në Shqipëri”  financohet nga Qeveria Gjermane, implementohet nga Giz Albania dhe zbatohet nga World Vision në bashkëpunim me Fondacionin “Diakonia Agapes”. Ky projekt synon të mbështesë familjet e rikthyera nga emigracioni në 10 bashki të Shqipërisë në procesin e rimëkëmbjes së tyre socio-ekonomike.  

 

 

Tungjatjeta.al

 
Oligerta
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Alesia
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Sara
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Marigleni
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni