Shihemi nesër për një libër!

You are here

  • 07-03-22 |

Shihemi nesër për një libër!

“Shihemi nesër për një librër!? Kjo shprehje që në dukje ngjan e pazakontë pasi jemi mësuar të themi në formë përshëndetje: “Shihemi nesër në klasë, ose në shkollë, ose në lagje”, është sot më shumë sesa një përshëndetje. Është lidhja e fortë, marrëdhënia e ndërsjellë e besimit, miqësia, mbështetja, dhe fjalëkalimi mes Erjonit, vogëlushit 9 vjeçar dhe mësueses së tij mbështetëse, Vilmës.

Mësuese Vilma prej 4 vitesh i është përkushtuar fëmijëve me aftësi ndryshe që mësojnë në shkollën e saj.

Ajo ka një lidhje të fortë me të gjithë, edhe me Erjonin i cili kur erdhi për herë të parë tek Hapësira Zhvillimore ishte hiperkativ, i frikësuar, i trembur, nuk preferonte të udhëhiqej nga stafi dhe nuk orientohej me udhëzimet.

Sot mësuese Vilmës i shkëlqejnë sytë kur tregon me krenari progresin e Erjonit, djalit 9 vjeçar të diagnostikuar me çrregullime të spektrit autik.

Në fillim Erjoni ishte agresiv, nuk fliste, nuk i duronte dot fëmijët e tjerë, 2 muaj rresht detyronte dhe të ëmën të qëndronte me të në klasë,” – tregon mësuese Vilma.

Dalëngadalë ai filloi të tregonte interes për lodrat. Zbuluam se kishte shume qejf muzikën dhe menjëherë i vumë në dispozicion një kompjuter me muzikë dhe platforma ku ai mund të dëgjonte muzikë sa herë që të dëshironte. Dhe padyshim arritja më e madhe e Erjonit është kur vitin e kaluar arriti të artikulonte shkronjat dhe t’i shkruante ato me asistencën time,- shton ajo.

Rrugëtimi drejt gjithëpërfshirjes për fëmijët që kanë një kufizim të një natyre të caktuar, ose që vuajnë nga çrregullime të ndryshme është i gjatë, i mundimshëm dhe shpesh herë me shumë hapa para e prapa, progres dhe regres.

Duhet shumë përkushtim dhe shumë dashuri - thotë mësuese Vilma, - në të kundërt nuk e bën dot rolin e mësueses mbështetëse. Duhet dhe shumë durim e qetësi”- shprehet ajo.

Por Erjoni ka fatin që ka dhe një nënë luftarake, së cilës sikur të mos i mjaftonte autizmi i të birit, jeta vazhdon ta sprovojë pa ndalur.

Me shumë dinjitet, guxim e forcë, Marsida, mamaja e Erjonit na tregon se jeton në një hapësirë prej 50 m2 me 8 pjesëtarë të tjerë të familjes së bashkëshortit. Ajo ka pranuar çdo gjë që jeta i ka dhënë sado të hidhura që i ka patur zgjedhjet. Por seç ka një forcë që e gjen tek të gjithë prindërit që kanë fëmijë me aftësi të kufizuar, seç ka një shkëlqim fitimtari në sy, një pasion për të bërë të pamundurën dhe për t’iu dhënë kurajo që të ecin edhe ata në jetë si bashkëmoshatarët e tyre.

Nuk e dija sa e fortë mund të isha, deri sa kuptova që është e vetmja zgjidhje që më ka mbetur. Së fundmi bashkëshorti më është diagnostikuar me limfoma në mushkëri…doktorët na kanë dhënë shumë pak shpresa…prej dy vitesh shkojmë 3 herë në muaj në Tiranë për të bërë kimioterapinë. Më duhet të mendoj se si do i zgjidh problemet kur të mos e kem më pranë”.

Teksa e dëgjon Marsidën mendon ku e gjen burimit e guximit kjo grua, kjo nënë e dy fëmijëve.

“Misioni i prindit është më i vështiri por dhe më i rëndësishmi. Nëse unë nuk rend tani që ta shoqëroj Erjonin në të gjitha terapitë, nesër do jetë shumë vonë. Jam kaq falenderuese ndaj World Vision për këto klasa që ka ndërtuar sepse nuk e kisha imagjinuar kurrë që djali do ecte kaq shumë, nuk e kisha imagjinuar që do vinte dita që djali që zinte veshët me duar e dridhej nga zhurmat, do më imitonte e do bënte vetë vezë të rrahur. Fillimet nuk janë asnjëherë të lehta, unë luftova shumë me veten dhe me opinionin përreth për sëmundjen e djalit tim, ju dola të gjithëve kundër, nuk më bëjnë përshtypje etiketimet, paragjykimet. Unë i mbaj sytë drejt misionit, të bëj Erjonin të pavarur në jetë, ”- thotë ajo me krenari dhe optimizëm.

Ndërsa mësuese Vilma na tregon se të punosh me fëmijë si Erjoni nuk eshtë e lehtë, por jo pa zgjidhje. Mësueset, siç tregon ajo, gjejnë pikat e forta tek çdo fëmijë dhe mbi to ndërtojnë një model zhvillimi si të punojnë me të. Tek Erjoni ajo kishte vërejtur se ai kishte aftësi të shkëlqyera imitimi dhe kopjimi dhe ndaj i kishte dhënë mundësi imitimi nga ku kishte përfituar rezultate fantastike.

Erjoni tashmë ka arritur të qëndrojë çdo ditë 2 orë rresht në klasë me shokët e tjerë dhe ka më shumë mundësi për t’u përmirësuar.

World Vision në Shqipëri, pilotoi për herë të parë modelin e Hapësirave Zhvillimore si një model që i përgjigjet kontekstit të aftësisë së kufizuar në vendin tone.

Mësuesit ndihmës janë udhëzuar dhe kualifikuar nga World Vision për të githë protokollin e sjelljes dhe të mësuarit që duhet të zhvillohet brenda Hapësirës Zhvillimore me fëmijët me aftësi të kufizuar.

Sot në Korçë marrin shërbim të drejtpërdrejtë 18 fëmijë me aftësi ndryshe në dy Hapësira Zhvillimore që World Vision ka instaluar në dy shkolla. Ato janë shembulli që na tregon se rruga drejt gjithëpërfshirjes është e vështirë por jo e pamundur.

Shihemi nesër për një libër!

 

 

Tungjatjeta.al

 
Gabriela
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Juliani
Librazhd
Oligerta
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Bruna
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Leonora
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni