Letër nga një 15-vjeçare 

You are here

  • 29-04-22 |

Letër nga një 15-vjeçare 

Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes. Kjo e drejtë themelore e ka nxitur Jetmirën nga Dibra të ndajë me ne disa reflektime personale mbi realitetin e fëmijëve dhe adoleshentëve në shkollën e saj.  

“Diçka që më shqetëson mua dhe shumë bashkëmoshatarë të mi është mungesa e laboratorëve në shkollë, por jo vetëm. Nga ana tjetër, mungesa e qendrave të kurseve dhe hapësirave për të zhvilluar talentet, bën që shumë nga adoleshentët ta shpenzojnë kohën në mënyrë jocilësore,”- shkruan ndër të tjera 15-vjeçarja, e cila prej tre vitesh është pjesë e grupeve rinore IMPACT.  

Përmes këtij modeli, adoleshentët dhe të rinjtë angazhohen në aktivitete e nisma që kanë për qëllim fuqizimin e tyre; mes të tjerash të ngrenë zërin për problematikat kryesore që hasin në shkollë dhe komunitet. 

Bashkë me 216 adoleshentë dhe të rinj të 12 grupeve IMPACT në Dibër, Jetmira është angazhuar edhe në disa nisma me fokus të drejtat e fëmijëve, sigurinë në internet, lidershipin, komunikimin dhe shëndetin mendor.  

World Vision punon për fuqizimin e të rinjve dhe krijimin e ambienteve shkollore gjithëpërfshirëse. Vetëm gjatë vitit 2021, 13 888 fëmijë të 23 shkollave në 11 bashki të Shqipërisë, përfituan nga mini grantet e World Vision për përmirësimin e infrastrukturës në shkolla dhe për krijimin e ambienteve gjithëpërfshirëse. 

Lexoni letrën e plotë të 15-vjeçares  

Liria e shprehjes është themeli i demokracisë dhe është çelësi i shumë të drejtave të tjera. Neni 13 në Konventën e të Drejtave të Fëmijëve thotë: “Fëmija ka të drejtën e lirisë së shprehjes; kjo e drejtë përfshin lirinë për të kërkuar, për të marrë dhe për të përcjellë informacione dhe ide të çdo lloji, pa marrë parasysh kufijtë, në formë të shkruar, shtypur, të folur ose artistike ose me çdo mjet tjetër të zgjedhur nga fëmija”.  

Kjo e drejtë është e lidhur ngushtësisht edhe me nenin 12 të konventës ku shteti duhet t’i garantojë fëmijës të drejtën për të shprehur pikëpamjet e tij për çdo cështje që ka të bëjë me të.   

Kam një pyetje për secilin nga ju të rriturit që po e lexoni këtë shkrim; Kur ishit fëmijë, sa herë ju kanë lejuar që të shprehnit mendimet tuaja? Po ju bashkëmoshatarë të mi, sa hapësirë ju krijohet në shkollën tuaj, në komunitet apo tek insitucionet e qytetit tuaj për t’u shprehur dhe për të ndarë shqetësimet që keni?!  

Ndërsa ju analizoni vetë përgjigjet e mundshme, unë po analizoj shembujt nga komuniteti im.   

Diçka që më shqetëson mua dhe shumë bashkëmoshatarë të mi është mungesa e laboratorëve në shkollën time, por jo vetëm. Kjo më shqetëson sepse shumicën e eksperimenteve apo gjërave teorike që mësojmë nga librat, nuk mund t’i praktikojmë dhe t’i konkretizojmë në laboratorë.  E njëjta situatë është pothuajse në të gjithë shkollat. Ne si nxënës i kemi shkruar letra institucioneve, por në shumicën e rasteve nuk kemi marrë përgjigje.   

Ne jemi ankuar gjithashtu edhe për mungesën e një palestre. Nëse moti nuk është i mirë, orën e edukimit fizik nuk e realizojmë dot siç duhet, pasi detyrohemi të qendrojmë në klasë. 

Shqetesimet e mia nuk shkojnë deri tek varfëria në qytet apo punësimi sepse mendoj që kam njohuri të kufizuara në këtë aspekt. Dua të fokusohem vetëm tek shkolla dhe tek mundësitë e pakta për aktivitete zhvilluese dhe rekreative për të rinjtë e qytetit tim.  Kemi nevojë për më shumë ambiente ku ofrohen mundësi për të zhvilluar talentet tona, ku të mësojmë gjëra të reja, ku të bashkëbisedojmë me njëri-tjetrin dhe të themi mendimet tona për çështje të ndryshme që na shqetësojnë. 

Fatmirësisht, nxitja e lirisë së shprehjes dhe pjesëmarrjes së fëmijëve për çështje që prekin jetën e tyre, ka vëmendje të madhe veçanërisht nga organizatat. Qeveritë e nxënësve janë një nga modelet e kësaj të drejtë. Modeli i grupeve rinore IMPACT është një mënyrë për mobilizimin dhe angazhimin e të rinjve për ngritjen e zërit dhe marrjen e masave veçanërisht nga insitucionet për problematikat në komunitet. Fakti që kemi ende shumë problematika që na shqetësojnë, do të thotë se ka akoma shumë punë për të bërë në këtë drejtim.   

Mendimet e fëmijëve dhe të rinjve duhet të merren parasysh. Ne jemi të vetmit që shprehemi ashtu siç ndjehemi dhe jemi të vetmit që e njohim problematikën që na shqetëson, ndoshta edhe më mirë seç mund ta njohin të rriturit që marrin vendime për ne.  

Prandaj po e mbyll me një thirrje për çdo të rritur dhe vendimarrës atje jashtë me një thënie: “Më jep lirinë të di, të shqiptoj dhe të argumentoj lirshëm sipas ndërgjegjes. Na e jepni këtë lloj lirie dhe të drejte.  

Kjo është letra e hapur e Jetmirës nga Dibra, pjesë e grupeve IMPACT në shkollën e saj.  

 

Tungjatjeta.al

 
Sara
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Leonora
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Bruna
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Jasmina
Shqipëri
Ana
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Altin
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni