Ullinjtë, rrënjët dhe e ardhmja e familjes

Capture

“Jam shumë i gëzuar që u përzgjodh kultura e ullirit për t’u zhvilluar dhe promovuar në zinxhirin e vlerave në zonën tonë. Unë kam filluar që në 2008 mbjelljen e ullirit, është 13 vite investim dhe mund i familjes sime. Vendimi që u mor në takim për të zgjeruar fermën dhe për ti dhënë një shtysë më tej familjes sime ishte shpresë që një ditë produktet tona do të jenë të certifikuara,”- u shpreh Nduja, fermeri 53 vjeçar nga Kurbini në një takim me fermerët e zones.

Për herë të parë në rrethin e Kurbinit u zhvillua një takim i rëndësishëm për ciklin e zinxhirit të vlerave të një produkti agrokulturor dhe morën pjesë 14 fermerë, pjesë të programit për Zhvillimin Ekonomik të Kurbinit si dhe aktorë të pushtetit lokal, Drejtorisë Vendore të Bujqësisë, prodhues, përpunues dhe tregtarë të produkteve të ndryshme agro bujqësore në zonën e Kurbinit. 

Takimi u zhvillua pas një studimi të realizuar me 106 fermërë të zonës me qëllim vlerësimin e produkteve natyrore dhe produkteve bujqësore, ku u evidentuan 5 produktet kryesore që mund të prodhoheshin në fermat e Kurbinit dhe ai që kryesoi ishte kultura e ullirit. 

Rezultatet e studimit u pasuan në një diskutim në formën e një fokus grupi ku morën pjesë prodhues e tregtarë dhe shkëmbyen idetë rreth nevojave dhe mundësive reale për të zhvilluar kulturën e ullirit edhe më shumë në zonën e tyre. 

Ndue është një nga fermerët që jeton në fshatin e Zhejës në rrethin e Kurbinit, i cili mori pjesë në fokus grupin për të zgjedhur produktin e zinxhirit të vlerës në këtë zonë. Ai njihet si një nga  prodhuesit potencial pasi prej vitesh kujdeset për 500 rrënje ullinj, së bashku me 4 anëtarët e tjerë të familjes së tij. Ai ka hapësirë të mjaftueshme për zgjerimin e fermës por has vështirësi në vaditjen e ullishtes. Prej 3 vitesh, Ndue është pjesë e projektit të Zhvillimit Ekonomik në Ëorld Vision dhe ka përfituar shumë nga trajnimet tona ndër vite për zhvillimin e fermës dhe të kuptuarin e saj si biznes. Gjithashtu ai është mbështetur dhe me agregat të nevojshëm për të kryer shërbimet vjetore të domosdoshme të ullirit, c’ka ka bërë që të ulë kostot e prodhimit dhe të ketë mundësi të investojë edhe më shumë në mbjelljen e rrënjëve të reja.

Me mbështetjen e World Vision Albania ai ka arritur që të shtoj rrënjët e ullinjve për të zhvilluar më shumë këtë kulturë të cilën ai e ndjek prej vitesh. 

Në Kurbin kultivohen rreth 120 mijë rrënje ullinj në një sipërfaqe të përafërt prej 260 ha, ku 90 mijë rrenjë janë në prodhim. Ai dhe fermerët e zonës shpresojnë në mundësite për krijimin e një pike grumbullimi për shitjen e produkteve bujqësore, pasi deri tani varen nga shitjet prej kontakteve familjare.

Në rrethin e Kurbinit në sajë të projektit për Zhvillimit Ekonomik, World Vision Albania ka ofruar 1800 rrënjë ullinj dhe ka mbështetur 213 fermerë gjatë vitit 2020 me inputet të ndryshme bujqësore dhe fidanë drufrutor të ndryshëm.