Një pranverë e humbur

You are here

  • 03-06-20 |

Një pranverë e humbur

Situata që kaluam e po vazhdojmë të përjetojmë është mjaft e vështirë. Pavarësisht se tani i jemi përshtatur të jetuarit në këtë mënyrë, nuk mund të mohojmë se muajt që hodhëm pas, ishin një sfidë për secilin prej nesh. Të tjerët që po dhe do kalojmë, nuk janë aspak të thjeshtë gjithashtu.

Rutina e përditshme na dukej tejet e mërzitshme, edhe pse tani, kur shoh pas, e çmoj shumë atë kohë. Të gjithë miqtë e mi, mësuesit, të afërmit… ndjej mall për të gjithë këta njerëz! Çdo aktivitet që më parë e bëja dhe tani nuk mundem…

 Është e çuditshme se si ne njerëzit, mësojmë t’i duam e t’i vlerësojmë njerëzit që kemi pranë apo gjërat që bëjmë, në kohën kur nuk i kemi më. Atëherë reflektojmë për të mirat dhe bekimet e jetës sonë. Gjatë kohës së karantinës, kam përjetuar ndjesi të ndryshme; nje ditë isha më optimiste, e një tjetër, dukej krejt bosh dhe monotone. Nga njëra anë, isha e lumtur që gjendesha në shtëpi, për sigurinë time dhe të familjes! Por kishte ditë, që thjesht doja të dilja, të vazhdoja jetën pikërisht aty ku e kisha lënë.

Edhe mediat e televizionet krijonin ankth tek njerëzit dhe shpresa të kota se kur do ishim të mundur të dilnim. Trishtohem kur mendoj se ky virus na vodhi pranverën, më të bukurën stinë! Na mori lirinë dhe na largoi nga njëri – tjetri! Na privoi dhe nga shumë të qeshura, biseda apo aktivitete të ndryshme. Ende dhe sot, qiellin nuk e shohim të plotë! Vetëm atë hapësirë që kornizon gardhi i shtëpive tona…

Por, nuk duhet harruar që në këtë luftë, shumë njerëz humbën jetën e tyre! Ne do të na rikthehet kjo liri e munguar, por ata nuk do të jenë… ndaj, kur mendoj këtë, bëhem edhe më e fortë. Arritëm t’i mbijetojmë kësaj vështirësie dhe edhe njëherë, na u risoll në vëmendje që shëndeti është më i rëndësishmi!

E megjithatë, duhet të jemi falënderues, pasi situata është përmirësuar. Masat e krijuara më parë janë liruar më së shumti dhe njerëzit kanë mundësi të dalin e të shëtisin. Edhe pse, nuk duhet të harrojmë që ky virus nuk është zhdukur plotësisht; duhet të jemi përsëri në gatishmëri me përgjegjshmërinë më të madhe, ta ruajmë shëndetin tonë dhe pak kohë sa kanë mbetur nga kjo pandemi.

Do të ketë plot pranvera të tjera, që ne do kemi mundësinë t’i shijojmë, madje… më mirënjohës se kurrë!

Tungjatjeta.al

 
Ana
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Fjorida
Librazhd
Selma
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Soni
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Leonora
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Marigleni
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Bruna
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Sara
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: tirana@wvi.org

empty

Na Ndiqni