31 familje të rikthyera nga emigracioni bëhen gati për nisjen e bizneseve start-up

reinvest

Është verë, kohë udhëtimesh e pushimesh për disa, megjithatë për të tjerë është fluks pune, planifikimesh e sipërmarrjesh të reja.Ndër ta bëjnë pjesë edhe 31 persona të rikthyer nga emigracioni në 10 bashki të vendit që janë trajnuar për përgatitjen e një plani biznesi për hapjen e sipërrmarjeve të vogla start-up.

Me ndihmën e ekspertëve të fushës ata janë trajnuar sipas praktikës CEFE (Ekonomitë e bazuara në kompetencë përmes formimit të ndërmarrësve) në bazë të tre moduleve: Ngritja e aftësive sipërmarrëse, përgatitja e një plani biznesi dhe atij financiar.

Idetë e përzgjedhura si fituese do të mbështeten me bazën materiale të nevojshme për të filluar aktivitetin e tyre ekonomik, nga të cilët pritet të gjenerojnë të ardhura të qëndrueshme për fëmijët dhe familjet e tyre.

“Jam një hap larg realizimit të ëndrrës për të patur biznesin tim. Trajnimi më mësoi sesi të administroj më mirë të ardhurat për të patur një biznes të suksesshëm në qytetin tim,”- thotë Denisa nga Korça.

Projekti RE-IN-VEST financohet nga Qeveria Gjermane, implementohet nga GIZ Albania dhe zbatohet nga World Vision Albania në bashkëpunim me Fondacionin Diakonia Agapes . Ky projekt synon të mbështesë familjet e rikthyera nga emigracioni në 10 bashki të Shqipërisë në procesin e rimëkëmbjes së tyre socio-ekonomike. 

***

Summer is a season of travelling and vacation for some, but it is a busy time of work, planning, and new ventures for many others. Among them, 31 people from 10 municipalities, returned from migration have been trainend on three modules of CEFE practice (Competence-based Economies through the Formation of Entrepreneurs): Enhancing entrepreneurial skills, preparing a business, and financial planning.

The best proposed ideas of returnees will be supported with the necessary materials to start their economic activity, which should generate a stable income for the children and their families.

“I am one step away from achieving my dream of having my own business. The training taught me how to better manage my income to have a successful business in my city,” says Denisa from Korça.

GIZ Albania and World Vision Albania, in cooperation with the Diakonia Agapes Foundation, implement the RE-IN-VEST project, which is funded by the German Government. Operating in 10 municipalities of Albania, this project aims to support families returning from migration in the process of their socio-economic recovery.