Projekte në zbatim

Rise Her – Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur

Informacion përmbledhës për projektin: “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për një jetesë të pavarur”/ Rise Her/Revitalize Independence and Solid Empowerment for Her.

  • Zbatuar nga: World Vision Albania, në bashkëpunim me Forumi i Gruas Elbasan
  • Zona e zbatimit: 7 Bashkitë e Qarkut te Elbasanit – Belsh, Cerrik, Gramsh, Elbasan, Librazhd, Peqin dhe Prrenjas.
  • Koha e zbatimit: 1 Shkurt 2024 – 31 Korrik 2026
  • Financuar nga: Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri.

Objektivi i përgjithshëm i projektit është të forcojë kapacitetet e Organizatave të Shoqërisë Civile (OSHC-ve) për adresimin e pabarazive gjinore, veçanërisht Dhunës me Bazë Gjinore (DHBGJ) dhe krijimin e zgjidhjeve të qëndrueshme me një ndikim të afatgjatë në jetën e individëve në situatë vulnerabiliteti.

Nëpërmjet këtij objektivi, projekti e orienton fokusin tek mbështetja dhe fuqizimi i grave dhe vajzave të cilat jetojnë në situatë vulnerabiliteti, kanë vështirësi ekonomike, janë viktima të dhunës në familje dhe asaj me bazë gjinore, etj. Mbështetja e tyre do të realizohet përmes punës që do të bëhet me aktorë të ndryshëm në nivel lokal, duke përfshirë këtu profesionistë nga strukturat e Mekanizmit të Koordinuar të Dhunës në Familje (MKR), ofruesit e shërbimeve të kujdesit social lokal, OSHC-të që punojnë në këtë drejtim, vetë vajzat dhe gratë, si edhe anëtarët e komunitetit të gjerë.

Bashkëpunimi dhe koordinimi i ngushtë me Bashkitë, ndërveprimi me MKR, strukturat lokale të shërbimeve të kujdesit social, si dhe OSHC-të lokale, është thelbësor për arritjen e rezultateve të parashikuara nën këtë ndërhyrje.

Targetet kryesore të projektit:

10 OSHC do të mbështeten me trajnime dhe/ose mbështetje financiare për të promovuar të drejtat e njeriut, fuqizimin ekonomik të grave dhe vajzave, ofrimin e shërbimeve dhe mobilizimin e komunitetit për adresimin e çështjeve të lidhura me pabarazinë gjinore dhe DHBGJ;

5 OSHC do të përfitojnë nga skemat e grantit deri në 20,000 Euro në projekte që luftojnë dhunën me bazë gjinore;

3 gra do të mbështeten për hapjen e start-up për fuqizimin e tyre ekonomik;

20 ofrues shërbimi në nivel lokal, pjesë e mekanizmit lokal të dhunës në familje, mbrotjes së fëmijëve etj, në 7 bashkitë e qarkut Elbasan do te mbështeten me programe trajnimi dhe mentorimi për të mundësuar një koordinim më të mirë ndërsektoral të punës;

20 profesionistë si psikologë, ndihmës ligjorë etj do të mbështeten me programe këshillimi/supervizimi psikologjik;

350 vajza dhe gra nga shtresat e margjinalizuara dhe disvantazhuara në qarkun e Elbasanit (50/bashki) do të në përfshihen në aktivitete fuqizuese dhe ndërgjegjësuese për parandalimin e adresimin e situatave të DHBGJ dhe dhunës në familje, si dhe të ofrojë asistencë për referimin e rasteve të dhunës në bashkëpunim me strukturat/shërbimet ekzistuese;

200 anëtarë komuniteti të përfshirë në promovimin e ndryshimeve positive të trajnuar mbi parandalimin e dhunës me bazë gjinore;

301,834 përfitues indirekt, të arritur përmes aktiviteteve për një shoqëri më pak të dhunshme dhe të drejtë.

Artikuj

Në qytetin e Elbasanit u shpallën dje zyrtarisht 6 organizatat e shoqërisë civile që …

As a result of the open call for project proposals from civil society organizations …

Në kuadër të projektit të financuar nga Bashkimi Evropian “Fuqizojmë gratë dhe vajzat për …

Në Ditën Botërore të Sindromës Down, ju njohim me Leonisin 4 vjeçar nga Librazhdi, …

Violence against girls and women is one of the most common human rights violations …

Bashkë me ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, Drejtorin e Bashkëpunimit në …