Say It

Të rinjtë janë plot ide. Kreativiteti, energjia dhe vullneti i tyre janë të domosdoshme për të sjellë ndryshimin e kërkuar në shoqëri. Ata janë të ndjeshëm ndaj problematikave dhe të gatshëm të përfshihen në zgjidhjen e tyre.  Përmes aksioneve vullnetare në grup ose individualisht, të rinjtë mund të veprojnë për të përmirësuar komunitetin, shkollën, mjedisin dhe shoqërinë në tërësi. Në çdo kohë, kontributi i tyre ka qenë dhe mbetet vendimtar.

Por për shumë prej tyre, sidomos në zonat e rurale, mungojnë platformat dhe hapësirat ku zëri i tyre të dëgjohet, ku sugjerimet dhe idetë e tyre të marrin vëmendje dhe të aplikohen. World Vision Albania, në kuadër të programeve për fuqizimin e të rinjve, ofron një tjetër mundësi për ta që zëri i tyre të dëgjohet, përmes fushatës ‘SAY IT’.

‘SAY IT’ i dedikohet plotësisht aktivizmit rinor dhe problematikave që ata duan të adresojnë. Një hapësirë gjithëpërfshirëse, ku djem dhe vajza, nga qytetet apo zonat e thella rurale, mund të përfshihen në mënyrë aktive në gjetjen e zgjidhjeve për çështjet e ndryshme që i shqetësojnë në komunitetet ku ata jetojnë.

Duke iu bashkuar SAY IT, të rinjtë dhe të rejat mund të ballafaqojnë idetë me njëri-tjetrin dhe të ofrojnë zgjidhjet më efektive që ata mendojnë, ku propozimet e tyre më cilësore do të marrin edhe vëmendjen e vendimmarrësve.

Mjafton që të jeni qytetarë aktivë dhe të keni një problematikë për të ngritur dhe mund të bëheni pjesë e grupit të të rinjve advokues “SAY IT”.

Kush mund të aplikojë?

-Të rinjtë e moshës 12-18 vjeç;

-Të rinjtë që duan ofrojnë dhe të gjejnë zgjidhje për një problematikë që i shqetëson në komunitetet ku jetojnë;

-Të rinjtë e angazhuar me projekte të World Vision Albania;

-Të rinjtë energjikë, kreativë dhe të ndjeshëm ndaj problematikave të komunitetit.

Apliko tani: https://forms.office.com/r/LZGZRiHGTU