Edukimi

Edukimi

You are here

Programi i edukimit ka si qëllim të mundësojë një ambient shkollor që është gjithpërfshirës dhe miqësor për fëmijët e moshës 6-16 vjeç në Shqipëri, veçanërisht për fëmijët më në nevojë me fokus te fëmijët me aftësi të kufizuar.

Adreson aksesin e fëmijëve më në nevojë në shkollë nga një pikpamje e përmirësimit të sistemit arsimor në tërësi; Adreson konceptin e gjithëpëfshirjes nëpërmjet një qasjeje të dyanshme: rritja e kapaciteteve të profesionistëve të arsimit për të ofruar mbështetje të individualizuar sipas nevojave të nxënësve dhe i mësuari mes profesionistëve në formatin e shkëmbimit të përvojave dhe rrjetit të profesionistëve. Punon me shkollat për të ndryshuar sjelljet dhe kulturën e shkollës drejt një klime sa më gjithëpërfshirëse nëpërmjet partneritetit dhe mobilizimit të nxënësve, mësuesve, prindërve, komunitetit. Synon të rrisë pjesëmarrjen e komunitetit, duke lehtësuar angazhimin e tyre në nivel bashkie për të nxitur investimet që lidhen me edukimin gjithëpërfshirës dhe shërbimet e nevojshme për fëmijët me aftësi të kufizuar.

PSE?

Gjithpërfshirja dhe cilësia mbeten sfidë në sistemin arsimor në Shqipëri : 10.4 % e fëmijëve 2- 17 vjeç në Shqipëri kanë një vështirësi të moderuar ose të thelluar në një ose më shumë nga fushat e zhvillimit (Fëmijë me Aftësi të Kufizuar);-

Ndërkohë që 91% e fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të përfshirë në një institucion arsimor, 80.2% e fëmijëve të moshës 5- 9 vjeç dhe 84.7% e fëmijëve 10- 14 vjeç janë fëmijë që kanë një vështirësi të moderuar ose të thelluar në një ose më shumë nga fushat e zhvillimit (Fëmijë me Aftësi të Kufizuar) brenda sistemit arsimor para universitar.
16.5 % e fëmijëve me aftësi të kufizuar të moshës 5-9 vjeç dhe 13.1% e fëmijëve të moshës 10- 14 vjeç janë të pa përfshirë në sistemin arsimor. 92 % e fëmijëve me aftësi të kufizuar nuk frekuentojnë qendra shërbimesh të specializuara që do ndihmonin aftësimin dhe përfshirjen e tyre në shoqëri. Të pyetur se cilat janë shërbimet më të nevojshme që prindërit do donin për fëmijët e tyre me aftësi të kufizuar, tre nga shërbimet që kanë përqindjen më të lartë lidhen me:
37.6 % e prindërve do preferonin asistencë financiare që të sigurojnë shërbime vetë për fëmijët e tyre; 24.7 % e prindërve do preferonin shërbime arsimore cilësore që lidhen me plane individuale edukimi dhe zhvillimi/ shërbime trajnimi për edukimin gjithpërfshirës; 28 % e prindërve do preferonin të kishin për fëmijët e tyre shërbime komunitare rehabituese dhe zhvillimi (Shërbime psikosociale, ndihmë për vështirësitë në dëgjim, shikim, terapi logopedie, fizioterapi, terapi zhvillimi etj)
Shpenzimi publik për arsimin në Shqipëri aktualisht është 3.5 %, një nivel më i ulët sesa mesatarja prej 6.3 % e shteteve pjesë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD).
Gjatë vitit 2016, World Vision duke u konsultuar me 3762 fëmijë në moshë shkollore, në 10 rajonet ku punon, në lidhje me cilësinë e arsimit dhe gjithpërfshirjes, rezultoi që nga perspektiva e fëmijëve, ata e vlersojnë cilësinë e arsimit në 61.7 % dhe nivelin e gjithpërfshirjes së fëmijëve me aftësi të kufizuar, Romë dhe Egjyptianë në masën 38.3 %.

LEXO MË SHUMË

ÇFARË?

Programi i Edukimit synon të arrijë objektivin duke ndërthurur elementë si pjesëmarrja e fëmijëve, rritje kapacitetesh, advokim, partneritet dhe angazhim komunitar : Duke krijuar partneritete mes fëmijëve, strukturave të shkollave, specialistëve të arsimit, organizatave-

partnere ne nivel lokal dhe kombëtar dhe me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Duke u fokusuar ne aftësimin e strukturave të shkollës si Qeveritë e Nxënësve dhe Bordeve të Shkollave për të adresuar cështje që lidhen me gjithpërfshirjen e fëmijëve më në nevojë si fëmijët me aftësi të kufizuar, ata që kanë braktisur shkollën ose fëmijë me vështirësi në të nxënë.
Duke lehtësuar ardhjen së bashku të anëtarëve të komunitetit me strukkturat e shkollës për të ideuar dhe zbatuar nisma që adresojnë cështje të cilësisë së arsimit duke përdorur burimet që ndodhen në komunitet.
Duke mbështetur profesionistët e arsimit, anëtarë të komunitetit në nivel lokal për të ngitur cështje të arsimit gjithpërfshirës gjatë proceseve të buxhetimit me pjesmarrje dhe në nivel kombëtar për të advokuar duke mundësuar gjithpërshirjen e fëmijëve më në nevojë në një sistem arsimor gjithpërfshirës për ta.
Nismat advokuese të drejtuara nga strukturat e shkollave në nivel lokal dhe që informojnë punën në nivel kombëtar për të siguruar standarte cilësore në arsim, janë celesi për të mbajtur përgjegjës strukturat përkatëse që kanë detyrimet ligjore për të siguruar ambiente miqësore për fëmijët dhe vecanërisht për ata me aftësi të kufizuar brenda sistemit arsimor para universitar.

LEXO MË SHUMË

KU?

World Vision zbaton progamin e Edukimit në: Dibër, Shkodër, Kurbin, Tiranë, Durrës, Elbasan, Librazhd dhe Korçë.

GJATË VITIT 2016

  • 50 shkolla përfituan nga zbatimi i Programit të Edukimit.

  • 656 fëmijë anëtarë të Qeverive të Nxënësve u trajnuan për aftësitë për jetën, pjesëmarrjen dhe vendimmarrjen e fëmijëve, advokimi ne nivel gjithëpërfshirës dhe u përfshinë në krijimin dhe zbatimin e më shumë se 150 nismave që i kanë bërë shkollat e tyre më gjithëpërfshirëse

  • 225 anëtarë të Bordeve të Shkollave u trajnuan mbi rolet dhe përgjegjësitë e autoriteteve vendore, shkrim projekt propozimesh, advokimi ne nivel lokal dhe të përfshirë direkt në mbështetjen e më shumë se 150 nismave që i kanë bërë shkollat e fëmijëve të tyre më gjithpërfshirëse së bashku me 93 anëtarë të njësive administrative lokale dhe përfaqësues të bashkive, 7 biznese të zonave dhe 544 anëtarë komuniteti të përfshirë me punë vullnetare dhe kontribut me materiale të ndryshme.

  • 524 mësues të trajnuan për të zbatuar dhe ndjekur Plane Edukative Individuale (PEI) për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe vështirësi në të nxënë.

  • 435 mësues, profesionistë arsimi, përfaqësues të organizatave lokale me fokus në arsimin gjithpërfshirës të mbledhur në 27 takime rajonale të “Praktikantëve të Edukimit Gjithpërfshirës” ku janë ndarë praktika pozitive, sfida, hartëzim shërbimesh dhe nevojash për fëmijët me aftësi të kufizuar dhe mënyrat se si këta fëmijë mund të përfitojnë nga edukimi gjithëpërfshirës dhe shërbimet mbështëtëse në zonat e tyre.

  • 407 fëmijë nga rrethi i Librazhdit mund të marin shërbime në qendrën komunitare që ofron shërbime logopedie, fizioterapie, psikosociale për fëmijët dhe të rinjtë me aftësi të kufizuar në zonë si dhe informim dhe angazhim i prindërve. Qendra komunitare vjen si një shërbim i integruar ku fëmijët mbështeten bazuar në plane zhvillimi, aftësohen dhe është krijuar lidhja mes familjes- shkollës- qendrës- komunitetit nga një partneritet i përbashkët mes MEDPAK, World Vision dhe Bashkisë Librazhd.

STUDIMI MBI PREVALENCËN E AFTËSISË SË KUFIZUAR TEK FËMIJËT E MOSHËS 2-17 VJEÇ DHE CILËSIA E SHËRBIMEVE:

10.4 % [1] e fëmijëve të grupmoshës 2-17 vjeç raportohet se hasin të paktën një vështirësi të lartë për të kryer një aktivitet ose nuk arrijnë ta kryejnë fare atë, pavarësisht përdorimit ose jo të pajisjeve ndihmëse. 1 në 10 fëmijë në Shqipëri ka aftësi të kufizuar duke u përballur me të paktën një vështirësi të lartë në kryerjen e aktiviteteve të jetës së përditshme. Ndër fëmijët me aftësi të kufizuar, raportohet se vështirësitë më të shumta hasen në fushat konjitivo-psiko-sociale, ku të paktën gjysma e fëmijëve hasin vështirësi të lartë me sjelljen dhe/ose emocionet, ndërsa të paktën 1 në katër

fëmijë hasin vështirësi të lartë dhe në aspektin fizik.
Disa nga fushat e vështirësisë së lartë në funksionim për fëmijët me aftësi të kufizuar:
Emocionet (56.1%)
Sjellja (51%)
Lëvizja (20.4%)
Shikimi (8%)
Dëgjimi (2.6%)
Vetëm 83% e fëmijëve me aftësi të kufizuara në moshën e arsimit të detyruar (5-14 vjeç) ndjekin sistemin arsimor, nga të cilët, 95% ndjekin shkollën e përgjithshme, ndërsa 5% shkollë speciale. Vetëm 8% e fëmijëve me aftësi të kufizuar marrin shërbim nga qendra sociale. Arsyet kryesore të mosndjekjes së shërbimeve shëndetësore dhe arsimore të identifikuara nga prindërit ose kujdestarët e fëmijëve me aftësi të kufizuar janë: mospërballimi i kostove të lidhura me marrjen e shërbimeve,
cilësia e dobët e shërbimit,
mungesa e shërbimit pranë zonës së banimit.

LEXO MË SHUMË

6% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të kënaqur nga respekti ose sjellja e shfaqur nga stafi mësimdhënës ndaj fëmijës së tyre. 14% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të kënaqur nga distanca dhe transporti për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë 26% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të kënaqur nga infrastruktura e mjediseve arsimore. 36% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të-

kënaqur nga shpenzimet e nevojshme për ndjekjen e arsimit (përfshirë koston e transportit ose shpenzime të tjera).
Qendra sociale (ditore ose rezidenciale): 26.3% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar janë të pakënaqur ose aspak të kënaqur nga cilësia e shërbimit të ofruar në qendrat sociale që kanë frekuentuar fëmijët e tyre
54.4% e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuar i vlerësojnë kostot e ndjekjes së qendrave sociale si të papërballueshme.
Vlerësimi i sistemit aktual të përcaktimit të aftësisë së kufizuar
Vetëm 4% e fëmijëve me aftësi të kufizuar të identifikuar janë vlerësuar në një moment të jetës së tyre nga një komision mjekësor ose multidisiplinor lidhur me përcaktimin e aftësisë së kufizuar. Prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar të cilët kanë kaluar nga një vlerësim i tillë e konsiderojnë të pamjaftueshme mbështetjen financiare (42%) dhe atë të shërbimeve të tjera publike të përfituara (71%), duke vlerësuar si nevoja prioritare për t’u adresuar rritjen e mbështetjes financiare, si dhe ofrimin e më shumë shërbimeve të specializuara shëndetësore, arsimore dhe rehabilituese. Shpenzimi publik për arsimin në Shqipëri aktualisht është 3.5 %, një nivel më i ulët sesa mesatarja prej 6.3 % e shteteve pjesë të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD)
Përmes punës në programin tonë të Edukimit, si dhe punës me partnerë dhe institucionet përktatëse në nivel lokal dhe kombëtar, ne synojmë të krijojmë një rrjet të integruar shërbimesh për këta fëmijë brenda ambienteve të shkollave dhe pranë qendrave të specializuara në komunitet. Falë kësaj, fëmijët me aftësi të kufizuar do të kenë mundësi të marrin mbështetjen e duhur nga: mësuesi mbështetës, mjeku, psikologu, punonjësi social, logopedisti dhe terapisti duke përfituar nga arsimi gjithpërfshirës dhe aftësimi për një jetesë të pavarur në komunitet duke u përfshirë në shoqëri.
[1] Studimi kombëtar: Aftësia e kufizuar tek fëmijët në Shqipëri: prevalenca dhe cilsësia e shërbimeve. World Vision në Shqipëri dhe Save the Children në Shqipëri, Mars 2017. [2] http://data.un.org/Data.aspx?d=UNESCO&f=series%3AXGDP_FSGOV

LEXO MË SHUMË

Tungjatjeta.al

 
Soni
Shqipëri
Juliani
Librazhd
Ana
Shqipëri
Emiljano
Shqipëri
Altin
Shqipëri
Sara
Shqipëri
Elvani
Librazhd
Marigleni
Shqipëri
Irena
Shqipëri
Selma
Shqipëri
Jasmina
Shqipëri
Ardiani
Shqipëri
Fjorida
Librazhd
Bruna
Shqipëri
Arta
Shqipëri
Donaldi
Shqipëri
Gabriela
Shqipëri
Oligerta
Shqipëri
Klajdi
Shqipëri
Alesia
Shqipëri
Emanueli
Shqipëri
Arjani
Shqipëri
Leonora
Shqipëri

Twitter Feed

 

Facebook Feed

 

Të Fundit

“Ne kishim më shumë se dy vjet që e kërkonim një palestër si kjo dhe sot jemi shumë të lumtur që e kemi,”- shprehet Elisjana, maturantja që është edhe presidente e Qeverisë së N

10-10-22

Kthimi në vendlindje pas disa vitesh në emigracion, për disa nga familjet shqiptare shoqërohet me sfida të mëdha.

18-08-22

Teknologjia, ose siç njihet ndryshe si revolucioni i katërt industrial, ka nisur ta transformojë rrënjësisht tregun kombëtar dhe botëror të punës.

03-08-22

Irgesa, Adela dhe Sivesa janë tre vajza të reja dibrane që me shembullin dhe nismat e tyre po përpiqen të bëhen pjesë ndryshimit që ato e përcaktojnë si shumë të nevojshëm në ko

22-07-22

Nuk janë vështirësitë që po kalojmë ato që e përcaktojnë lumturinë në familjet tona, por sjellja dhe përkujdesi që tregojmë për njëri-tjetrin.

22-07-22

Klodi nga Dibra na tregon se deri para pak vitesh ndjehej shpesh i bullizuar në shkollën e tij. Kjo edhe për shkak se ai vjen nga komuniteti rom.

20-07-22

Pages

Na Kontaktoni

Shqipëri
  • Rruga “Vëllezërit Manastirli”, Ndërtesa nr. 4,
    P.O.Box 1725, Tirana, Albania
  • Tel: +355 4 2419601
  • Email: worldvisionalbania@wvi.org

empty

Na Ndiqni